Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja me armë në ish-Bllok/ Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

2018/11/04 at 4:21 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja me armë në ish-Bllok/ Zbardhet dëshmia e prindërve të Elvanës

“Panorama” zbardh dëshmitë që ka marrë Prokuroria e Tiranës për përplasjen me armë në ish-Bllok, që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.


Prokuroria ka pyetur nënën dhe babain e këngëtares Elvana Gjata, e cila ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.

Kështu, nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se është takuar për herë të fundit me vajzën në datën 3 tetor. Ajo ka thënë për hetuesit se Ervin Mata ka një vit që bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa Mevjol Bilo, komandoja në kërkim që dyshohet se ka goditur për vdekje Fabian Gaxhën dhe që ka plagosur Martinajn dhe Eljon Haton, është nip i saj.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Gjithashtu, i janë marrë deklarime edhe babait të Elvana Gjatës, i cili ka thënë të njëjtën gjë.

“I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”,shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Interesant është një dëshmi e Redi Popeskut, pronarit të dyqanit “Monopol”. Ai ka hedhur dritë mbi një ngacmim të Elvana Gjatës, në momentin që kjo e fundit po shkëmbente diçka me Ervin Matën. Një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë dhe fyejë këngëtaren, ndërsa Mevjol Bilo që ka qenë prezent bashkë me Matën janë acaruar dhe afruar te mjeti.

“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar. Sipas deklaruesit, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të. Po ashtu, kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë./Panorama– E.Deliu/

 

Etiketa: deshmiaish-bllokperplasja me armeprinderit e elvanes


Ju sugjerojmë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar
Kronikë

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar

27 Nëntor, 2025 2:55 pm
Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Kronikë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

27 Nëntor, 2025 12:59 pm
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
Kronikë

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

26 Nëntor, 2025 4:25 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, disa të plagosur

26 Nëntor, 2025 4:24 pm
Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

26 Nëntor, 2025 2:41 pm
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
Kronikë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

26 Nëntor, 2025 2:30 pm
Para
Afron sfida me Interin, rriten shpresat për rikthimin e Messit

Afron sfida me Interin, rriten shpresat për rikthimin e Messit

Deputeti i PD-së publikon fotot ku hahet dhe piqet mish në klase

Deputeti i PD-së publikon fotot ku hahet dhe piqet mish në klase

Trafik kilometrik tek rruga e TEG-ut, bllokohet hyrja e Tiranës

Ndotja e ajrit/ Çfarë parashikon ligji i ri për automjetet
















TE FUNDIT

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
27 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS...

Lexo më shumë

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
27 Nëntor, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com