Institucioni i Presidencës ka sqaruar lajmet mediatike lidhur mbi skadimin e afatit të dekretimit të Ministrit të ri të Brendshëm.
Sandër Lleshi, u propozua nga kryeministri Rama disa ditë më parë, por dekretimi i tij po vonon nga Presindeti Meta.
Presidenca thotë se nuk ka skaduar asnjë afat.
Reagimi vjen pas lajmit te publikuar nga Zeri i Amerikës, qe shkruante se sot; “Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Sandër Lleshin“.
Sipas burimeve mediatike pranë Presidencës, në respekt të ligjit “Afati i presidentit për dekretin skadon në fundin e ditës së shtatë, që është sot në orën 24:00, në mesnatë”.
Mbrëmjen e djeshme Presidenti Meta në emisionin Fakt të gazetarit Çim Peka deklaroi se vendimi për dekretin është kurajoz dhe se ai nuk mund të hedhë një firmë formale.