Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja“Khashoggi”/Erdogan:Ja nga erdhi urdhëri për masakrimin e gazetarit

2018/11/03 at 8:51 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja“Khashoggi”/Erdogan:Ja nga erdhi urdhëri për masakrimin e gazetarit

Presidenti Erdoğan për gazetën “The Washington Post” ka shkruar një artikull me titull “Ka ende shumë pyetje që Arabia Saudite duhet të japë përgjigje rreth vrasjes së Jamal Khashoggi”.

Askush nuk e ka parë më gazetarin saudit Jamal Khashoggi që prej dates 2 tetor ku ai hyri për procedurat e martesës në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Kështu ka deklaruar Erdoğan duke shprehur :


“Turqia brenda periudhës 2 mujore që ka kaluar ka përdorur të gjitha mundësitë që ka për të zbardhur të gjitha detajet mbi ngjarjen e ndodhur. Si rezultat i përpjekjeve tona e gjithë bota ka mësuar se Jamal Khashoggi është vrarë nga një njësi vrasësish me gjakftohtësi. Është zbuluar saktësisht se vrasja ka qenë e planifikuar më parë”.

– “Ku është trupi i Jamalit”?

Qartësimi i të gjitha detajeve të kësaj ngjarjeje të urryer është shumë e rëndësishme, theksoi Erdoğan duke shprehur më tej se : “Gjetja e përgjigjeve të disa pytjeve që nuk janë më të pa-rëndësishme se këto detaje, do të sigurojë që të kuptojmë më mire këtë ngjarje të urryer. Ku është trupi i Jamalit? Kush është ‘bashkëpuntori lokal‘ për të cilin autoritetet saudite pretendojnë se ia kanë dorëzuar trupin?

Kush e ka dhënë urdhërin për vrasjen e këtij njeriu? Fatkeqësisht autoritetet saudite refuzojnë t‘i përgjigjen këtyre pyetjeve. Ne e dimë se autorët e vrasjes (së gazetarit Jamal Khashoggi) janë brenda 18 të dyshuarve të kapur në Arabinë Saudite. Dimë po ashtu se këto persona kanë ardhur për të përmbushur urdhërin e dhënë ndaj tyre për të “vrarë Khashoggi-n dhe për tu larguar nga Turqia”. Ne gjithashtu e dimë mirë se urdhëri për masakrimin e Jamal Khashoggit ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë saudite”

Disa persona e shikojnë këtë si një “problem që do të harrohet me kalimin e kohës”.  Erdoğani  theksoi se

“ Por ne do t’i vazhdojmë t’i bëjmë këto pyetje. Të cilat janë shumë të rëndësishme edhe për hetimin penal në Turqi. Por edhe për familjen dhe të dashurit e Khashoggi. Një muaj pas vrasjes së tij, ende nuk e dimë se ku është trupi i tij. Më së paku, ai meriton një varrim në përputhje me parimet islame. Ne i detyrohemi familjes dhe miqve të tij, duke përfshirë kolegët e tij të mëparshëm në gazetën “The Washington Post”, për t’u dhënë atyre një mundësi që ata ti japin lamtumirat dhe të kryejnë respektet e tyre ndaj këtij njeriu të nderuar.

– “Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman”

Ne kemi ndarë provat që kemi me miqtë dhe aleatët tanë. Kryesisht me Shtetet e Bashkuara tha Erdoğan, duke vazhduar ndër të tjera në artikullin e tij :

“Derisa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, dëshiroj të theksoj se Turqia dhe Arabia Saudite gëzojnë marrëdhënie miqësore. Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të besuar se vrasja e tij pasqyron politikën zyrtare të Arabisë Saudite. Në këtë kuptim, do të ishte gabim që vrasja e Khashoggi të shihet si një “problem” midis dy vendeve.

Sidoqoftë, duhet të shtoj se miqësia jonë me Rijadin, e cila bazohet në një kohë të gjatë, nuk do të thotë se ne do të bëjmë një sy të verbër ndaj vrasjes së paramenduar që u krye para syve tanë”.

Ai nënvizoi se nuk ka asnjë shpjegim për vrasjen e Khashoggi. Presidenti Erdoğan ka komentuar se:

“Sikur ky krim të bëhej në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë vend tjetër, autoritetet në ato vende do të zbardhin ngjarjen e ndodhur. Ne nuk mund të mbajmë një qëndim ndryshe. Askush nuk duhet të marrë më guximin të kryejë një krim të tillë në territorin e një aleati të NATO-s. Nëse e injorojnë këtë paralajmërim do të përballen me probleme shumë serioze”.

– “Shkelja e Konventës së Vjenës”

“Vrasja e Khashoggit është një shkelje dhe abuzim i Konventës së Vjenës për çështjet konsullore. Nëse përgjejgësit nuk ndëshkohen do të përbëjë një shembull shumë të rrezikshëm në të ardhmen. Për këtë arsye jemi habitur. Dhe shprehim keqardhje që disa zyrtarë sauditë në vend që ti shërbejnë kauzës së drejtësisë në përputhje me miqësinë tonë kanë treguar prëpjekje për të mbuluar krimin e planifikuar ku Khashoggi është viktimë.

Është shqetësuese që Riadi i cili ka kapur 18 personat e dyshuar nuk ka ndërmarrë asnjë hap ndaj konsullit saudit që gënjeu median. Dhe për një kohë të shkurtër është larguar nga Turqia. Po ashtu është për të ardhur keq edhe për prokurorin saudit i cili erdhi në Stamboll dhe u takua me homologun e tij dhe refuzoi të ofrojë mbështetje për hetimin. Dhe madje as nuk iu përgjigj edhe pyetjeve më të thjeshta. Ftesa e tij për prokurorët turq për bisedime në Arabinë Saudite vlerësohen e pashpresë dhe si një taktikë për zgjatje të qëllimshme”, shprehet Erdoğan.

Në artikullin e tij pasi ka vënë theksin se është e nevojshme të zbulohet se çfarë ka në prapaskenë vrasja e Khashoggit, presidenti Erdoğan artikullin e tij e ka përfunduar me

“Ashtu siç skandali Watergate është më i madh se një ngjarje vjedhjeje. Dhe se sulmet terroriste të 11 shtatorit nuk janë vetëm disa persona që grabitën avionë. Edhe në vrasjen e Jamal Khashoggi kanë gisht më shumë se vetëm disa punonjës të sigurisë.

Si anëtarë të komunitetit ndërkombëtar me përgjegjësi jemi të detyruar që të zbulojmë kukullat në vrasjen e Jamalit . Dhe se kujt i besojnë këto zyrtarë sauditë që kanë kryer këto veprime. E janë përpjekur për të mbuluar këtë ngjarje”.

Etiketa: ceshtjaergoganurdheri


Ju sugjerojmë

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Para
Lori Hoxha na njeh me 7 fakte rreth jetës së saj që nuk i njihnim më parë

Lori Hoxha na njeh me 7 fakte rreth jetës së saj që nuk i njihnim më parë

Policia reagon lidhur me denoncimin e Berishës për djalin e kryebashkiakut

Policia reagon lidhur me denoncimin e Berishës për djalin e kryebashkiakut

U braktis nga familja,i riu i ndryshon jetën vogëlushit me sindromën Down

U braktis nga familja,i riu i ndryshon jetën vogëlushit me sindromën Down
















TE FUNDIT

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com