Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja mafioze e 2 personave në Shkodër. Ja çfarë kërkojnë familjarët

2018/10/31 at 10:59 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja mafioze e 2 personave në Shkodër. Ja çfarë kërkojnë familjarët

Emisioni “Top Story” në TCH ka bërë një investigim mbi historinë e përplasjeve në Shkodër. Një ngjarje që iu kushtua vëmendje ishte ajo e ndodhur në fshatin Myselim në Postribë me 23 gusht 2018.


Në këtë ditë u zhdukën nga banesat dajë e nip, Gëzim Hysaj dhe nipi Agron Mollaj. Ngjarja fillimisht kaloi në heshtje, por pas rreth një jave, familjarët e tyre reaguan për mediat.

Në banesën e Gëzimit, bashkëshortja e tij Sajmira qëndron ende me sytë nga dera. Edhe pse shpresat e saj që bashkëshorti të kthehet i gjallë thuajse janë shuar, ajo pret të paktën të dëgjojë qoftë edhe lajmin e keq.

E lodhur dhe e drobitur shpirtërisht, Sajmira e ka të pamundur të flasë para kameras. Ajo tregon se sa herë dëgjon që dikush afrohet te dera, e kapin të dridhurat për të pritur lajmin. Ndërsa Qemal Hysaj tregoi atë që kishte ndodhur natën e zhdukjes së vëllait të tij Gëzimit.

“Pasdite na thotë që më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: “Më bëj bukën gati se po vi”. Iku dhe nuk u kthye më”, – rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj që shton se personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë.

Teksa muajt kanë kaluar, në familjen e Gëzimit shpresa mungon, dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi.

“Të gjendet të paktën një shenjë, por varet se nga i kanë tretur ata”, – thotë i vëllai.

Vëllai i tij, zbuloi për “Top Story” edhe detaje të pathëna lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ai zbulon se nipi i Gëzimit, Agron Mollaj, i zhdukur në të njëjtën mbrëmje, ka qenë i përfshirë në një konflikt të hershëm.

“Para 20 vitesh, në një klub, kanë qenë vrarë nja dy persona, dhe dyshojmë se ato mund ta kenë bërë këtë lojë”, – tha i vëllai që tregon se mes zonave ku është kërkuar për gjetjen e Gëzimit dhe nipit të tij Agronit, ishte edhe Dobraçi.

“Në Dobraç i kanë prerë përpara, i kanë këputur kamerat e sigurisë… edhe dritat… në atë kohë e kanë bërë veprimin ato banditët”, tha i vëllai.

Dyshimet janë se këta dy persona, pra Gëzimi dhe nipi i tij Agroni, janë vrarë për shkak të përplasjeve mes fiseve Lici dhe Bajri.

“Banorët e zonës kanë qenë aty, nuk flasin asnjë. Asnjë nuk flet… kanë frikë…”, – tha i vëllai.
Familja e Agron Mollajt nga Dobraçi, ka marrë kërcënime edhe pas zhdukjes së tij. Djali 19-vjeçar i Agronit, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i shoqatës së “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”.

“Është takuar me mua, më tha që: “Më kanë njoftuar dhe mua se do të kesh fatin e babës dhe dua të largohem”.

I bëra letrën se si rrezikohet jeta në Shqipëri, dhe me sa di unë është larguar nga ky vend”, – tha për Top Story Nikollë Shullani, Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve.

 

Etiketa: 2 persona ne shkodercfare kerkojne familjaretzhdukja mafioze


Ju sugjerojmë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

19 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Para
Eleminimi i gazetarit saudit, ç’do të publikojë presidenti turk të martën

Kush ishte xhaxhai miliarder i Khashoggi-t dhe lidhja me Princeshë Dianën

A mundet që Khashoggi të ketë filmuar vrasjen me orën që mbante në dorë?

A mundet që Khashoggi të ketë filmuar vrasjen me orën që mbante në dorë?

Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsualltë, ja çfarë ka ndodhur

Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsualltë, ja çfarë ka ndodhur
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com