Disa muaj më parë, u përfol se moderatorja sportive Eva Murati ishte ndarë nga i dashuri i saj Genar Topalli, pasi në festën e ditëlindjes së saj ai nuk u shfaq në asnjë foto.
Ditën e sotme, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “KafeIn”, ku u pyet nga gazetari mbi çështjet e zemrës dhe Eva u shpreh se gjithçka është mirë midis saj e Genarit.
“Zemrën e kam shumë mirë nga të gjitha anët, asgjë të re, gjithçka shkon ashtu siç duhet. Kjo është një temë që unë po përpiqem të mos futem shumë sepse e kuptoj dëmin e madh që i kam bërë vetes time për gjithë këto kohë që kam dhënë material tek të tjerët”, tha Eva.