Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlahutin merr tender nga qeveria? Basha: Dhurata e Ramës për vëllain e tij

2018/10/30 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlahutin merr tender nga qeveria? Basha: Dhurata e Ramës për vëllain e tij

Një nga skandalet e paralajmëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e PD-së është dhe marrja e një tenderi sipas tij korruptiv dhe të paracaktuar prej 15 mln eurosh një firme kroate.

Sipas Balkanweb ndonëse nuk e tha me emër, Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se pas këtij tenderi qëndron një shtetase e huaj që ka qenë në Shqipëri deri pak kohë më parë, duke iu referuar ish-ambasadores së BE-së, kroates Romana Vlahutin. Basha tha se ky tender është dhuratë e kryeministrit për vëllain tij.


“Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarjen e politikës nga krimi në Shqipëri nuk do ketë asnjë sekondë, asnjë ditë dhe asnjë hapësirë institucionale për proces normal politik. Rama gjendet në pushtet për shkak të krimit. Skandali i paralajmëruar 5 javë më parë nga PD për aferën korruptive të Olsi Ramës dhe me gjasa një shtetase të huaj, me detyra zyrtare deri para pak kohësh në Shqipëri, si rezultat i së cilës një kompani kroate në dhunim total të rregullave minimale të konkurrencës siç e kemi paralajmëruar ka fituar një tender prej 14-15 milionë eurosh në procesin e menaxhimit fiskal të vendit.

Prej më shumë se dy vitesh kemi paralajmëruar në bazë të denoncimeve konkrete se kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij.

Mekanizmi që është gjetur në këtë rast, fasada e një kompanie private vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Shikoni vetëm një aspekt, jo thjesht që opozita vuri gishtin dhe denoncoi para publikut se kjo do të ndodhë, kjo kompani do ta marrë por edhe çmimi me të cilin e ka fituar: në limitet e fondit limit.

Për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet që e kushtojnë veprimtarinë e tyre luftës kundër korrupsionit,
Flamuri i kuq, drita e kuqe, indikatori kryesor që tregon se një tender është i korruptuar është kur ai fitohet në kufijtë e çmimit limit. Dhe kjo ka ndodhur e padyshim ky përbën një skandal të jashtëzakonshëm. Tregon shkallën e lartë të sofistikimit të korrupsionit të qeverisë Rama ku arrin të përfshijë edhe me ndihmën e faktorëve të tjerë të korruptuar jashtë vendit kompani të huaja. Denoncimi është bërë pak minuta më parë nga deputetët e PD-së, nga nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë zonja Tabaku dhe deputeti i Elbasanit Endri Hasa por nuk do mjaftohemi me këtë denoncim”, deklaroi Basha.

Kreu i PD bëri një paralajmërim të fortë për fituesit e tenderit.

“Një paralajmërim të qartë dua t’ju bëj sot fituesve të këtij tenderi se do të jenë subjekt i menjëhershëm i dispozitave antimafia dhe se i garantoj se nuk do të arrijnë dot të gëzojnë frytet e grabitjes, vjedhjes në të cilën janë përfshirë si aksesorë të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tij”, theksoi Basha.

Po sot më herët, deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kriteret e tenderit të fituar nga kompania kroate janë korruptive, sepse, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Në deklaratë, Tabaku nuk përmendi emra por theksoi se Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

“Faktohet paralajmërimi i PD 5 javë më parë, se monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret. Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama”, deklaroi Tabaku.

Etiketa: ramatendervlahutin


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Gazmend Paja e imiton në Portokalli, flet Ylli Baka: Mos e trash

Gazmend Paja e imiton në Portokalli, flet Ylli Baka: Mos e trash

Studimet shpjegojnë pse disa njerëz nuk i dëshirojnë marrëdhëniet seksuale

Studimet shpjegojnë pse disa njerëz nuk i dëshirojnë marrëdhëniet seksuale

2 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm

2 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com