Kylie Jenner është bërë miliardere dhe kjo do të thotë që mund t’i lejojë vetes që ti blejë nënës së saj dhuratën më të shtrenjtë për ditëlindje. Kylie Jenner surprizoi të ëmën, Kris Jenner me një “Ferrari 488” të kuq, për 63-vjetorin e saj.
Vlera e kësaj makine është plot 250 mijë dollarë. “488 për Mbretëreshën”, shkroi ajo në videon e publikuar në Instagram. Në video shfaqet Kris në vendin e shoferes, e cila e emocionuar thotë se është makina e ëndrrave.
Motra e saj Khloe bën shaka për faktin se askush nuk mund ta kalojë këtë dhuratë:
“Besoj se do t’ia jap dhuratën më vonë”.
Kylie shkoi me “Ferrari”-n në shtëpinë e të ëmës, dhe gjatë udhëtimit tregoi se kjo ishte dhurata e saj e ditëlindjes për të. ”
E kam mbajtur këtë muajin e fundit dhe jam shumë e emocionuar që më në fund do t’ia jap asaj”, tha ajo në Instagram.
Makina ishte zbukuruar me një fjongo të bardhë, ndërsa Kris do të festojë 63-vjetorin më 5 nëntor.