Roza Latit ndau me ndjekësit një dedikim të rrallë për vëllain e saj Eri. Përmes këtij dedikimi moderatorja tregoi disa detaje për marrëdhënien e tyre. Roza tregoi se i vëllai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të edhe pse janë njohur në kushte të çuditshme të jetës. Moderatorja pohoi se të dy ngjajnë shumë me babain e tyre Kristo Latin dhe kanë të njëjtin grup gjaku. Ajo ndau disa imazhe ku shfaqet me vëllain e saj në krah.
Postimi i plotë i Roza Latit:
“Eri Lati ka sot ditëlindjen. S’dua të shkruaj “vëllai im është më i mirë se i yti apo me i fortë e i zgjuar se i yti”… Vëllai im ka 1001 probleme mendore, dhe kjo gjë e bën atë GJENIAL. Vëllai im është moshvogël por me vetëbesim të madh. Vëllai im nëse merr vesh që ti urren përqafimet, do të përqafojë e do të varet në qafë gjithë ditën. Vëllai im nëse merr vesh që je e mërzitur, do vijë nga cepi botës të të takojë, të të tregojë historitë e veta saqë ti duhet të qeshësh me zor se ai s’do ndalet. Vëllai im është ai…. që…. në çdo rast e moment….. nuk nguron të ma bëjë të qartë…. që unë… NUK JAM VETËM. Por kam një vëlla. Kushtet e jetës na njohën çuditshëm o Eri, por kemi të dy gjakun B+ dhe jemi të dy sozitë e Kristo Latit. Të dua shumë Er. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Roza më postimin e publikuar në “Instagram”.