Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e Elbasanit, dosja kthehet te Krimet e Rënda për të tretën herë

2018/10/28 at 1:19 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarja e Elbasanit, dosja kthehet te Krimet e Rënda për të tretën herë

ERALD DELIU/ Kur është mbushur një vit nga ngjarja në tregun ushqimor të Elbasanit, ku u përplas nga një mjet i blinduar automjeti i ish-drejtorit të Policisë atje, Gjergji Oshafi, ngjarja jo vetëm që nuk është zbardhur ende plotësisht, por vazhdon të përcillet sa në Elbasan dhe sa në Tiranë.

“Panorama” mëson nga burime konfidenciale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se dosja në fjalë do të hetohet sërish nga Krimet e Rënda, vetëm pak kohë pasi u ridërgua në Prokurorinë e Elbasanit. Ka qenë kjo e fundit që ka kryer edhe një herë tjetër rikualifikim të veprave penale, për të cilat po hetohen mbi gjashtë persona dhe ku vetëm katër janë nën masa sigurimi. Kështu, të hetuarit akuzohen për vrasje të punonjësit të Policisë, të mbetur në tentativë, mes të tjerash po hetohet edhe për grup të strukturuar kriminal. Kjo është hera e tretë që dosja në fjalë vjen te Krimet e Rënda.


Kujtojmë se më 19 shtator 2017, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet për dosjen në fjalë dhe pasi administroi edhe pamjet filmike në tregun ushqimor, e kaloi dosjen te Krimet e Rënda. Në fund të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencë, duke e kaluar dosjen në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa kjo e fundit, me fillimin e vitit të ri e ridërgoi edhe një herë te Krimet e Rënda. Vetëm një muaj më parë dosja kaloi në Elbasan sërish për t’u rikthyer ditët e fundit te Krimet e Rënda për të tretën herë. Kjo dosje është hetuar nga Krimet e Rënda prej prokurorit Behar Dibra.

Ledio Zabeli dhe Valmir Deda

PËRPLASJA

Gjithçka nisi më 18 shtator 2017 rreth orës 20:00 në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit para tregut agroushqimor. Efektivët e Policisë, së bashku me ish-zv/drejtorin Gjergji Oshafi, kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli. Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Mjeti ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ish-zv/drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi dhe e ka përplasur këtë të fundit, duke u larguar drejt tregut agroushqimor. Gjatë këtij momenti ka pasur edhe të shtëna me armë nga ana e efektivëve drejt “Audit” të blinduar. Policët i kanë dhënë urdhër rojës së tregut, Valmir Dedës që të hapë portën e tregut, por ai u ka thënë se nuk e kishte pultin. Pas disa minutash, dera është hapur dhe policët kanë hyrë brenda në treg duke arrestuar edhe rojën e tij. Ata kanë gjetur “Audin” e blinduar, i cili rezultoi se ishte nën pronësi po të biznesmenit Petrit Çela. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë thënë në dëshmitë e tyre se mjeti erdhi me shpejtësi drejt tyre dhe u rrezikoi jetën. Por kamerat e sigurisë, të publikuara disa ditë më pas, tregonin një panoramë tjetër.

Enea bekteshi

Mjeti tip “Audi” po lëvizte ngadalë dhe atij iu pre rruga nga mjeti i ish-zv/ drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi. Si drejtues i mjetit tip “Audi” u arrestua fillimisht shtetasi Enea Bekteshi, i cili tha para Prokurorisë se ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur ndodhi ngjarja dhe se u tremb nga të shtënat e efektivëve të Policisë. Ai tregoi se donte vetëm të hynte në treg dhe nuk kishte si qëllim të godiste Policinë. Madje, ai hodhi edhe akuza ndaj bluve, duke pretenduar se mund të kishte vdekur nga të shtënat e tyre, në rast se mjeti nuk do të ishte i blinduar. Mirëpo, nga hetimet më të hollësishme, Prokuroria dyshon se Bekteshi ka kryer kallëzim të rremë, pasi mjeti ka qenë nën drejtimin e Suel Çelës.

Për rastin në fjalë, ish-ministri Xhafaj shkriu të gjithë Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, duke larguar edhe Gjergji Oshafin dhe vendosur në krye të saj Altin Qaton./PANORAMA

Etiketa: elbasanperplasja me policine


Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Para
Rrëfehet Inis Gjoni, 20 fakte rreth saj që nuk i ka thënë kurrë publikisht

Rrëfehet Inis Gjoni, 20 fakte rreth saj që nuk i ka thënë kurrë publikisht

Tuna flet pa doreza për intimitetin me Patrisin, pas lindjes së djalit

Tuna flet pa doreza për intimitetin me Patrisin, pas lindjes së djalit

“Lufta e ftohtë” vijon, Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet Rudina Magjistarit

"Lufta e ftohtë" vijon, Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet Rudina Magjistarit
















TE FUNDIT

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
17 Qershor, 2025

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi...

Lexo më shumë

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
17 Qershor, 2025

Mes një fushate ajrore përshkallëzuese izraelite kundër Iranit, sa shkojnë e shtohen thirrjet në Teheran për tërheqje të Iranit prej...

Lexo më shumë

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
17 Qershor, 2025

UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare. Partizani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com