Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuga analizon motivet e dorëheqjes së Xhafajt: Një sinjal e ogur i keq

2018/10/28 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Fuga analizon motivet e dorëheqjes së Xhafajt: Një sinjal e ogur i keq

Akademiku Artan Fuga iu është bashkuar reagimeve pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Në një mesazh në ‘Facebook’ Fuga është munduar të analizojë edhe motivet që çuan në dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa e cilësoi këtë vendim një sinjal dhe ogur të zezë për vendin.

“Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicie politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte”, shkruan Fuga.


“Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!! Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!”

Postimi i plotë i Fugës

Parashutimi i gjeneralit!
Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!!

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj),
Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik),
Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që:

Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun!
Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.
Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshiron t’i mbash.

Pikërisht në kohën kur ai deklaron : Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!
Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!

Pastaj heq dorë!

Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte.

Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.
Ministri i ri është një zotëri i mënçur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme.

Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!
Le ta shohim.
Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës “gjenerali” me të cilën u shoqërua emërimi i tij.
Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit “gjenerali”
Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake por politiko-policore.
Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!

Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqija gjatë verës?

Uroj që jo! Ta shohim!
Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!
Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t’a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!
Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen!

Perndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë.
Në historinë politike të këtij shekull njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë.
Mesia? Isai?
Kanë parashutuar gjeneralin?
Le ta shpresojmë!
Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe!
Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qendruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake.
Si qëmoti deri edhe tani!

Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit.

Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.
Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile. T’i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.
Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht! Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij.
Por këtë nuk t’a mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftrave napoleoniane!
Ta shohim!
Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet.
Gjenerali duhet t’i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjetë. T’i vendosi në një kornizë dhe t’i mbajë në shtëpi.
Janë sherr budallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit “prej leshi” ushtarak!!! Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai.
Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!

Etiketa: fugaOGURxhafaj


Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar
Kryesore

Çelja e negociatave për grup-kapitullin 3, Rama: Vazhdon pa ndalim rruga drejt…

22 Maj, 2025 8:36 pm
Para
A u kërcënua Ledri Vula? Faton Shoshi: Nuk ka bir nëne që guxon ta ndalojë

A u kërcënua Ledri Vula? Faton Shoshi: Nuk ka bir nëne që guxon ta ndalojë

Basha: Xhafaj u largua i shkatërruar, kishte frikë për vëllain e dënuar

Basha: Xhafaj u largua i shkatërruar, kishte frikë për vëllain e dënuar

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Makina merr flakë gjatë ecjes, shkrumbohet plotësisht, ja dyshimet e para
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com