Javën e kaluar në emisionin e Luana Vjollcës kanë qenë të ftuar këngëtarët Robert Berisha, Ronela Hajati dhe Zaimina Vasjari. Teksa kanë zhvilluar një lojë, Zaimina i drejtoi Robertit pyetjen se cila ishte “Pagesa më e lartë që kishte marrë në një koncert”. Ai iu përgjigj 3000 euro. Dhe kjo e fundit i tha se kjo ishte një shifër shumë e ulët pasi ajo në kohën e saj merrte 5000.
Por si duket kjo deklaratë ende nuk i hiqet nga mendja Robertit. Ai e ka përmendur në një video teksa ishte me Labin dhe Noizyn. Labinot Gashi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video ku shfaqet bashkë me Robert Berishën dhe Noizyn. Teksa moderatori po filmonte me telefon, i drejton kamerën Robertit dhe i pyet “A don mu, a don Noizyn?”. Roberti me të qeshura jep përgjigjen befasuese, me shaka thotë “Unë e dua Zaiminën”.