Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në Mat/ Autori tenton vetëvrasjen në qeli, ngjarja u mbajt sekret

2018/10/27 at 4:20 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Matit, autori: S’jam penduar, më turpëruan para fshatit

Autori i vrasjes së trefishtë në Mat ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit.


Kujtim Koxha është transferuar në këtë institucion, pasi Gjykata e këtij rrethi vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja ku 54-vjeçari tentoi vetëvrasjen mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, por është mbajtur sekret nga zyrtarët e këtij institucioni.

Vetëm një ditë pas krimit të kryer në fshatin Shëlli të zonës së Macukullit, Koxha ka shfaqur shenja pendese dhe çekuilibri mendor.

Këtë ai e tregoi edhe gjatë masës së sigurisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat. Specialistë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Burgun e Burrelit, pohuan se 54-vjeçari ka kërkuar që të shkojë në tualet, por aty ai tentoi vetëflijimin nëpërmjet telave të korrentit.

“Koxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka pohuar gardiani i Burrelit para eprorëve të tij teksa ka raportuar ngjarjen.

Gardianë të Burgut të Burrelit saktësojnë se që prej datës 15 tetor 2018, autori i masakrës së Shëlliut në Njësinë Administrative Macukull ka shfaqur shenja çrregullimi mendor.

Ai nuk flet me askënd, del shumë pak në ajrim, ushqehet shumë pak. Të afërmit nuk e kanë takuar, por kjo dyshohet për shkak të zonës së largët ku ndodhet e shoqja, pasi kjo e fundit pas ngjarjes deklaroi për “Panorama” se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë që ka ndodhur.

Ndërkaq, fëmijët e Koxhës mësohet se jetojnë jashtë vendit. Pas tentativës për t’u vetëvrarë, gardianët kanë shtuar masat e ruajtjes së tij. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po hetohet nëse linja elektrike është lënë në atë gjendje për shkak të neglizhencës nga punonjësit e institucionit apo të dënuarit kanë realizuar nxjerrjen e telave të korrentit në sipërfaqe.

Po hetohet gjithashtu administrata e këtij institucioni për moszbatim të rregullave brenda mjediseve të burgut. Prokurori ka pyetur edhe Koxhën, por ai ashtu si edhe në Gjykatë nuk ka pranuar të flasë.

 

Etiketa: autori tenton vetevrasjenBURGUmasakra ne matpolicia e mban te fshehte


Ju sugjerojmë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Kronikë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor, 2025 1:33 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Tiranë, shërbime “ekstra” në qendren e masazhit, në pranga menaxherja

Tiranë, shërbime "ekstra" në qendren e masazhit, në pranga menaxherja

Qindra persona i japin lamtumirën e fundit 18-vjeçarit shqiptar

Qindra persona i japin lamtumirën e fundit 18-vjeçarit shqiptar

Shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë, ja ku renditesh ti

Shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë, ja ku renditesh ti
















TE FUNDIT

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com