Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

70% e të rikthyerve duan të ikin përsëri nga Shqipëria

2018/10/27 at 1:00 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqipëria ndër 20 vendet kryesore në botë me popullsinë që do të largohet

Procesi i migrimit ndërkombëtar të shqiptarëve, sidomos duke filluar që nga fundi i viteve 1990’, bashkëjeton edhe me fenomenin e rikthimit të tyre. Të dhënat e anketës mbi Potencialet e Emigrimit hartuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike tregojnë se 17.5% e personave të anketuar, 18 vjeç e sipër, kanë qenë në migrim për të paktën një vit, kryesisht në Greqi (63.3%), Itali (20.6%), Gjermani (6%) dhe në një masë shumë më të vogël në SHBA, Austri, Francë, Suedi, Turqi, Mbretëri e Bashkuar.


Rikthimi ka qenë një proces dinamik, duke kulmuar të paktën dy herë në dhjetëvjeçarin e fundit, në vitet 2009-2013, kur u kthyen 31.7% e emigrantëve, dhe në vitet 2016-2018, kur u kthyen 18.7% e tyre. Rikthimi i emigrantëve shqiptarë në vitet 2009-2013 lidhet me krizën ekonomike globale dhe papunësinë e lartë në Greqi dhe Itali. Në fund të vitit 2013, papunësia shënonte 27.8% në Greqi dhe 12.6% në Itali, por ishte shumë më e lartë midis emigrantëve. Sipas të dhënave të një studimi të përbashkët të realizuar nga INSTAT dhe IOM, gjatë kësaj periudhe u kthyen në Shqipëri rreth 134.000 migrantë.

Ndërsa rikthimi në vitet 2016-2018 lidhet kryesisht me kthimin e azilkërkuesve nga Gjermania dhe disa vende të tjera të EU. Sipas të dhënave të European Asylum Support Office (EASO) gjatë periudhës 2013-2017, rreth 147.000 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian (kryesisht në Gjermani, Francë, etj.) dhe shumica e tyre u kthyen në vitet e pastajme. Në vitet 2015-2016, sipas të dhënave që disponojmë, Shqipëria ishte vendi i parë në botë për numrin e qytetarëve të kthyer nga vendet e Bashkimit Europian.

Procesi i rikthimit të emigrantëve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, sepse ata sjellin kapitale financiare (kursimet), humane (aftësitë dhe përvojën e fituar jashtë vendit, mentalitete dhe ide të reja, shprehi pune, etj.) dhe sociale. Por kjo varet, nga njëra anë, nga koha e qëndrimit në vendin e migrimit dhe arsyet e rikthimit të tyre. Përfitimet potenciale për vendin e origjinës janë maksimale kur migrantët e kthyer kanë qëndruar në vendin e migrimit për një periudhë kohe të mjaftueshme për të arritur objektivat e tyre të kursimit, arsimimit ose formimit profesional, kur ata janë të rinj dhe dëshirojnë të investojnë kapitalet humane dhe financiare në vendin e tyre. Ndërsa, nga ana tjetër, kjo varet edhe nga krijimi i kushteve në vendin e origjinës për përdorimin me efikasitet të kapitaleve humane, financiare dhe sociale të emigrantëve të kthyer.

Pse janë rikthyer…

Vrojtimi tregon se koha mesatare e qëndrimit të emigrantëve të kthyer është 6.1 vite. Një segmentim më i detajuar i këtyre të dhënave tregon se 23.7% e emigrantëve të kthyer kanë qëndruar 1 vit në vendin pritës dhe 24.9% nga 1 deri në 3 vjet. Pjesa më e madhe e emigrantëve, që u përkasin këtyre dy grupeve, janë azilantë të kthyer, migrantë ilegalë të kthyer forcërisht nga autoritetet e vendit pritës ose migrantë që e kanë humbur vendin e punës, si pasojë e krizës ekonomike në vendet fqinj. Rrjedhimisht ata nuk kanë pasur kohën e nevojshme për të arritur objektivat e tyre të migrimit. Pjesa tjetër e emigrantëve të kthyer ka qëndruar 3 deri 10 vjet (30.1%) dhe mbi 10 vjet (21.3%). Grupi i fundit padyshim ka pasur kohën e mjaftueshme për të realizuar objektivat e migrimit.

Në grupin e parë bëjnë pjesë migrantët e kthyer me forcë nga autoritetet e vendit pritës. Këtu bëjnë pjesë azilkërkuesit e kthyer (vullnetarisht ose me forcë) kryesisht nga Gjermania dhe migrantët e parregullt që nuk kishin dokumente, ose migrantët që u kishte përfunduar leja e qëndrimit përgjithësisht në Greqi. Rikthimi me forcë i emigrantëve të parregullt, sidomos nga Greqia, ka qenë karakteristikë gjatë dekadës së parë të migracionit shqiptar. Kështu, sipas Reyneri rreth 1.4 milionë migrantë shqiptarë u deportuan gjatë periudhës 1990 – 1998. Sipas të dhënave të anketës, rreth 11.9% e emigrantëve të rikthyer bëjnë pjesë në këtë grup. Këta migrantë nuk i kanë arritur objektivat e tyre të migrimit dhe shumë prej tyre dëshirojnë të migrojnë përsëri.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë migrantët që kthehen si pasojë e humbjes së vendit të punës ose të ardhurave të ulëta nga puna në sektorin formal ose informal në vendin pritës. Kriza ekonomike globale dhe papunësia masive që e shoqëroi goditi një pjesë të mirë të migracionit shqiptar, sidomos në Greqi dhe në Itali. Rreth 17% e emigrantëve të kthyer bëjnë pjesë në këtë grup.

Në grupin e tretë bëjnë pjesë migrantët që kthehen për t’u kujdesur për familjen ose për arsye nostalgjie/psikologjike. Këtu bëjnë pjesë edhe ata që shprehen se kthehen nga ‘malli për vendlindjen’, për arsye ‘divorci ose prishje bashkëjetese’, dalje në pension ose që dëshirojnë që fëmijët e tyre të edukohen në Shqipëri. Ky është grupi më i madh i emigrantëve të kthyer dhe përfaqëson 54.7% të tyre.
Ndërsa në grupin e katërt bëjnë pjesë migrantët që i kanë arritur objektivat e tyre të migrimit (kursimet, përfundimi i studimeve), dëshirojnë të krijojnë një biznes në Shqipëri ose ju është ofruar një punë më e mirë në vendlindje. Pavarësisht se ky grup është relativisht i vogël, rreth 16.2%, ai ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, për shkak të kapitaleve financiare, humane dhe sociale që zotëron.

70% e të rikthyerve dëshirojnë të ikin

Sipas të dhënave të anketës, 70.7% e të rikthyerve të grupmoshës 18-40 vjeç dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria, shumica brenda vitit (54.7%) dhe një pjesë tjetër (18.7%) brenda 3 viteve të ardhshme. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë se e atyre që nuk kanë qenë në migrim (47.8%). Krahasimi me anketën me migrantët e rikthyer në vitin 2007 tregon se prirja aktuale e këtij grupi në vitin 2018 është dukshëm më e lartë.

Faktorë të shumtë e shpjegojnë këtë fenomen. Së pari, ndër ta është se migrantët e rikthyer kanë një përvojë të migrimit dhe kanë më shumë besim në vetvete në ndërmarrjen e një nisme të tillë. Shumë prej tyre, siç e tregon, nuk i kanë arritur objektivat e migrimit dhe synojnë t’i realizojnë ato nëpërmjet riemigrimit. Veç kësaj, ata kanë rrjete sociale në vendin e migrimit që mund t’i ndihmojnë në informacion, strehim të përkohshëm dhe në gjetjen e punës. Anketa tregon se rreth 54% e emigrantëve të kthyer nga Italia dhe rreth 40% e atyre të kthyer nga Greqia dëshirojnë të shkojnë në vendin e mëparshëm të migrimit. Pjesa tjetër e të rikthyerve preferojnë Gjermaninë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, etj. Kurse migrantët potencialë, që nuk kanë qenë në migrim, dëshirojnë të migrojnë më shumë në Gjermani, në Amerikën e Veriut dhe në vende të tjera shumë të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Në rast se këto tendenca vazhdojnë, – domethënë rikthimi i emigrantëve nga Greqia, riemigrimi i tyre në vende të tjera dhe flukset e reja të emigrantëve që synojnë Gjermaninë, – Greqia do ta humbasë rëndësinë relative në migrimin shqiptar. Të dhëna të tjera tregojnë se migrantët shqiptarë nga Greqia riemigrojnë në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar, në Amerikën e Veriut dhe në vende të tjera pa kaluar nëpërmjet një procesi rikthimi në Shqipëri.

Mbizotërimi i faktorëve ekonomikë dhe cilësia e ulët e shërbimeve (shëndetësia, arsimi) nuk janë të rastit dhe theksohen edhe nga studime të tjera. Studimi i përbashkët i INSTAT dhe IOM tregoi se në vitin 2014, thuajse 46% e të rikthyerve ishin të papunë.
Studimi tregoi gjithashtu se vetëm 7% e emigrantëve të kthyer kishin investuar kapitalet e tyre financiare, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe në bujqësi. Më shumë se gjysma e emigrantëve të kthyer theksuan mungesën e shërbimeve cilësore dhe një sistem të papërshtatshëm shëndetësor. Studimi theksonte se si pasojë e papunësisë, të ardhurave të pamjaftueshme dhe mungesës së shërbimeve cilësore, thuajse një e treta e migrantëve të kthyer dëshironte të migronte përsëri nga Shqipëria./Monitor

 

 

Etiketa: 70% e kthyerveduan te ikin perserishqiperia


Ju sugjerojmë

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Kryesore

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

19 Qershor, 2025 6:55 pm
Emigrantët, Shqipëria ngre Task-Forcë për ‘mbikëqyrjen’ e marrëveshjes me Italinë
Kryesore

Emigrantët, Shqipëria ngre Task-Forcë për ‘mbikëqyrjen’ e marrëveshjes me Italinë

19 Qershor, 2025 6:00 pm
Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës
Aktualitet

Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës

19 Qershor, 2025 4:17 pm
Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
Aktualitet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

19 Qershor, 2025 3:19 pm
Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Para
U kap në hotel me një vajzë,babai i Stresit tregon kush është 20-vjeçarja

U kap në hotel me një vajzë,babai i Stresit tregon kush është 20-vjeçarja

BBC nxjerr të dhëna tronditëse për ngacmimet seksuale të femrave në punë

Studimi i fundit i 'The Telegraph' trondit çiftet!

Berisha: Edi Rama do të digjet në këtë kazan, është histori e afërt

Berisha: Drejtori i tatimeve me kallash në dorë, gjoba bizneseve të jugut
















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com