Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Do ta mundim Ramën në zgjedhje

2018/10/26 at 9:48 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse ke munguar në media? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në Abc news, ka deklaruar se opozita do ta mundë në zgjedhje Edi Ramën dhe Rilindjen.


Sipas saj edhe pse Rama ka pushtetin dhe paranë, sërish ai do të mundet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë kryemadhi ka folur edhe për reformën Zgjedhore, ku sipas saj është i domosdoshëm numërimi elektronik.

Pjesë nga intervista

Kryemadhi: Edi Rama i humbet zgjedhjet. Reforma zgjedhore? Duhet sistemi që garanton luftën ndaj shitblerjes së votës dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve

Kam përshtypjen që kjo është alibia juaj, por unë them që Edi Rama mundet. Është krijuar ideja që Edi Rama nuk mundet se ka paratë, ka kontrollin financiar, por mundet me vota. Unë them mundet! Edi Rama sot po të marrim vendimin dhe të shkojmë në zgjedhjet, kur asnjë njeri nuk është i përgatitur, Edi Rama mundet. Edi Rama edhe në zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka fituar. Ishin mekanizmat elektoralë që i dhanë fitoren Edi Ramës, sepse Edi Rama ka marrë vetëm 48% të votave të shqiptarëve.

Tani vijmë këtu te mekanizmat elektoralë, sepse po vijnë një palë zgjedhje apo jo?

Po normal.

Ju do futeni?

Po sigurisht që do futemi. Gjithmonë kur vijnë zgjedhjet 1-2 muaj përpara nga opozita dalin objeksione, duam këtë, duam këtë, ndërkohë keni kohë që ti bëni që tani kërkesat. Unë e di ku do të dalësh. Do të dalësh te Reforma Zgjedhore. Këtu ke të drejtë në momentin që nuk njihesh me çfarë ka ndodhur. Në 5 vjet Reforma Zgjedhore nuk u diskutua asnjëherë dhe nuk u mbyll asnjëherë për shkak se kryetar i komisionit ka qenë zoti Bashkim Fino, por për arsyet e tij shëndetësore, ne nuk e kemi vazhduar më problemin. Pasi u mblodh, ka gati një vit që ka funksionuar Reforma Zgjedhore dhe opozita ka qenë jo vetëm prezente, por ka qenë dhe goxha aktive në wrkshop-et dhe takimet që janë bërë me ekspertët e huaj dhe vazhdojnë të jenë akoma ekspertët e huaj. Është bërë një draft-axhendë që u miratua në bashkëpunim edhe me BE-në, edhe me OSBE-në, edhe opozita, edhe LSI-a, edhe PS-ja. Dhe kanë qenë shumë të qarta gjërat. U bë një axhendë e cila duhej zbatuar. Hyjmë te botimi elektronik. U ra dakort që do bëhen votimi elektronik, projekti pilot në deri në tre bashki. Që në momentin që u vendos ky draft-axhendë, PS-ja nuk e mblodhi me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pse nuk e mblodhi? Nuk e mblodhi, sepse donte që të digjeshin afatet për futjen e votimit elektroni.

Po për këtë pra duhet ta ngrini zërin.

E kemi ngritur ne për këtë, por kush është problemi jonë. Problemi është se mediat nuk e japin, sepse mediave nuk iu duket e rëndësishme kjo çështje që ngre opozita, sepse mendojnë se ka kohë për zgjedhjet. Por Reforma Zgjedhore bëhet të paktën një vit para zgjedhjeve. E ke me Kushtetutë, që nëse ti do të ndryshosh Kodin Zgjedhor apo do të bësh reformë në procesin zgjedhor, të duhet të paktën një vit ta miratosh. Në dhjetor Presidenti dekreton ditën e zgjedhjeve. Atëherë çfarë bën? Kur unë të kam zbatuar të gjitha kërkesat që më ke kërkuar, me ndërkombëtarët, me PS-n, me të gjithën si opozitë, ti si mazhorancë kishe për detyrë të bëje vetëm nj projekt pilot. Nuk do ta bësh Tiranën se është shumë, nuk do të bësh Durrësin se është shumë, po mirë me, po bëj një bashki të humbur fare, Bashkinë e Maliqit bëje me votim elektronik. Unë jam kundra votimit elektronik, por po themi sot për ta administruar, sepse nuk i kemi kushtet dhe administratën, sepse që në momentin kur ti ke një raport nga OSBE që 20% e votave të janë blerë, kur ke përgjime të kontrolluar nga vetë Prokuroria e kapur nga Edi Rama që të nxjerrin flagrant implikimin e bandave kriminale në shitblerjen e votave, edhe sistemi elektronik ka një njeri mbrapa.

Sistemi elektronik nuk është një gjë që e shmang shitblerjen e votave apo vjedhjen e votës. Sistemi elektronik menaxhohet nga njerëzit. Kush do të jetë personi që do të menaxhojë sistemin?

Po them që hapa të tilla në momentin që dy parti të tjera vendosin, sigurisht që ne do ti hyjmë procesit dhe do ta vazhdojmë, por problemi qëndron sa ne ndalojmë shitblerjen e votës dhe sa ne e dekriminalizojmë procesin e votimit, që këto janë probleme shumë të mëdha, por ne sot themi që mund të flasim pafund për politikë dhe mund të bëjmë pafund politikë. Problemi qëndron se në fund të ditën ky sistem a iu shërben njerëzve apo jo?

 

Etiketa: kryemadhiopozitaramazgjedhjet


Ju sugjerojmë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

Çështja “Balluku”, Berisha: Kush gënjen për Komisionin e Venecias, Rama apo Diella?

30 Nëntor, 2025 12:47 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Gjykata presion për shkarkimin e saj nga detyra
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Gjykata presion për shkarkimin e saj nga detyra

30 Nëntor, 2025 10:02 am
Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar
Kryesore

Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar

29 Nëntor, 2025 1:01 pm
Berisha: Foltorja do të shtrihet edhe në rrethe, në të gjithë vendin
Kryesore

Berisha: Foltorja do të shtrihet edhe në rrethe, në të gjithë vendin

29 Nëntor, 2025 12:31 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS
Politikë

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

27 Nëntor, 2025 3:37 pm
Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur
Kryesore

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur

27 Nëntor, 2025 2:42 pm
VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
Kryesore

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

25 Nëntor, 2025 2:56 pm
Para
DW: Baronët e drogës në Shqipëri të paprekshëm

DW: Baronët e drogës në Shqipëri të paprekshëm

Harrojeni grimin gjatë verës! Ja si të dukeni bukur në mënyrë natyrale

Truket që përdorin vajzat e famshme për t’u dukur më të reja

Flet zëdhënësi i Prokurorisë: Hetim për atë që nxori përgjimet e Dakos

Flet zëdhënësi i Prokurorisë: Hetim për atë që nxori përgjimet e Dakos
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com