Mazhoranca po voton në Kuvend, ndryshimet në ligjin që synon të mbrojë të miturit nga përdorimi i pijeve alkoolike. Me ligjin e ri pijet energjike dhe dhe të gazuara me shumë sheqer do të konsiderohen njëlloj si pijet alkolike. Qëllimi i ligjit është parandalimi i pasojave shëndëtesore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar.
Në ligjin e ndryshuar tashmë ndalohet ofrimi i pijeve energjike për të miturit nga personat madhorë që i shoqërojnë, qoftë në lokale nate, qoftë në dyqane dhe në këto raste parashikohen gjoba deri në 30 mijë lekë për të rriturit.
Konsumimi i pijeve me kafeine qe premtojne “energji” eshte rritur ndjeshëm ne 10 vitet e fundit. Sipas studimeve, pijet energjike përbëjnë 20% të produkteve ushqimore që gjenden në treg. Me rritjen e pranisë së tyre në treg, po aq i lartë është edhe rreziku toksik nga taurina ose mbidoza nga kafeina.