Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Bllok/ Komandoja flet nga arratia: Arma dhe kush qëlloi i pari

2018/10/24 at 10:21 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Bllok/ Komandoja flet nga arratia: Arma dhe kush qëlloi i pari

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që akuzohet se shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por ka qëlluar me pistoletën e pronarit të lokalit, Redi Popesku që në momentin e sherrit ndodhej në duart e Elion Hatos. Sipas të njëjtave burime, komandoja pretendon se ishte Gaxha ai që qëlloi i pari, por më pas arma i ishte bllokuar.

Në versionin e tij komando thotë se në këtë situatë ai ka marrë armën nga dora e Hatos dhe për vetëmbrojtje qëlloi në kokë Fabiol Gaxhën ndërsa plagosi Elion Haton dhe Ervis Martinajn. Sipas të njëjtës memo, pas ngjarjes Bilo është larguar drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit, ka hyrë në rrugicën që të nxjerr te Ambasada e Kosovës dhe më pas ka kaluar pranë Gjykatës Kushtetuese, duke kapërcyer bulevardin Dëshmorët e Kombit ka shkuar tek zona e Piramidës. Diku afër ish-bar Mumja, pranë disa pemëve dekorative të lulishtes, ai thotë se ka hedhur armën, me të cilën ka qëlluar.

Prokuroria e Tiranës e ka verifikuar këtë intenerar të përshkuar nga Marviol Bilo. Ai është vërtetuar edhe nga sekuestrimi i pamjeve filmike të Bashkisë së Tiranës dhe disa bizneseve të zonës. Ditën e diel, është realizuar një kontroll i imtësishëm i territorit, ku Bilo pretendon se ka hedhur armën me leje që e zotëronte Redi Popesku. Kujtojmë që ky i fundit deklaron se arma i ka humbur, por jo në këtë ngjarje.

Kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar këqyrja e gjithë terrenit në zonën e Piramidës me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat./Lapsi.al

Ju sugjerojmë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Para
Basha: Prokuroria me dosje të pakopsitura, 10 të arrestuar shpëtuan

Basha: Prokuroria me dosje të pakopsitura, 10 të arrestuar shpëtuan

VIDEO/ Ja çfarë ndodhi pas kamerave në ‘Opinion’

VIDEO/ Ja çfarë ndodhi pas kamerave në 'Opinion'

Zogaj: Bandat janë ligji, institucionet e shtetit janë vitrina

Zogaj: Bandat janë ligji, institucionet e shtetit janë vitrina

TE FUNDIT

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
31 Tetor, 2025

SPAK ka reaguar pas paraqitjes së zëvendëskryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK, Balluku...

Lexo më shumë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj, ka vijuar mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga...

Lexo më shumë

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Fatos Nano është një nga figurat emblematike të politikës shqiptare pas rrëzimit të regjimit komunist. Ai e nisi karrierën nga gërmadhat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com