Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mërkurën, deklaroi se Shqipëria ka mbetur pa institucione, por veçse me disa politikanë banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin.
Përmes një mesazhi në Twitter, Basha shkruan se përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit është i sigurtë.
Basha: Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurtë.