Reperi italian Fedez festoi ditëlindjen në një supermarket bashkë me miqtë e tij dhe familjarët. Festa e organizuar nga Chiara Ferragni dhe e ëma e tij doli jashtë kontrollit sipas ndjekësve, të cilët i kritikuan lojërat me ushqime. Me anë të videove live fotove dhe gjithçkaje tjetër, festa u kthye në kryefjalën e mediave sociale, por jo vetëm.
Shumë njerëz e cilësuan si ‘një shuplakë kundër varfërisë’ dhe kritikuan mënyrën si u sollën të ftuarit me ushqimin kur shumë njerëz luftojnë dhe vuajnë nga uria. Fedez reagoi pas gjithë zhurmës mediatike dhe shpjegoi se ky nuk ka qenë kurrsesi qëllimi i tyre.
“Thjesht u argëtuam dhe u përpoqëm të bëjmë qejf. Duhet të dini se shpenzimet tona për ushqimet në supermarket do të shkojnë për bamirësi”,-ka shpjeguar ai. Ndërsa bloggerja e njohur, Chiara Ferragni nuk ka reaguar këtë herë. Kjo festë u organizua me rastin e 29-vjetorit të lindjes së Fedez.