Arben Cuko dhe Arben Ndoka dy ish-deputetët e arrestuar kanë kërkuar në seancën e sotme që të veçohen nga grupi Avdylaj.
Janë plot 34 persona në sallën e gjykatës, që kanë dalë për tu njohur me masën e sigurisë. Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4” dhe akuzohen për trafik droge, korrupsion në burgje dhe tjetersim me pronat. Ndërsa për laboratorin e heroinës në Has pesë të arrestuarit dolën para trupës ditën e hënë.
Masa e sigurisë për dy ish-deputetët po jepet nga gjyqtari Bibë Ndreca, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.
Ka dyshime se ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij. Po kështu dyshohet si i implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Lezhë.