Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Traditat e kulinarisë nëpër vende të ndryshme të botës

2018/10/24 at 10:46 AM
në Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Traditat e kulinarisë nëpër vende të ndryshme të botës

Nuk mund të shkosh në një destinacion të caktuar e të mos provosh pjatën tipike vendase. Nga tradita kulinare e një vendi mund të zbulosh kulturën e një populli, historinë, fantazinë dhe gjithçka tjetër. E gjitha kjo vetëm nëpërmjet shijes. Në listën e mëposhtme, do të zbuloni disa nga pjatat tipike që nuk duhet t’i lini pa provuar nëse vendosni që të vizitoni ndonjërin prej këtyre shteteve.


Anglia

Nëse keni vendosur që të vizitoni Anglinë, atëherë nuk duhet të lini pa provuar Roston e viçit dhe pudingun Yorkshire. Pjatë më angleze se kaq zor se do të mund të gjeni. Një rosto e butë, e shijshme, e shoqëruar me pure patatesh apo bizele të skuqura në gjalpë, do të ishin tunduese për çdokënd.

Italia

Ky vend ka me çfarë të krenohet, sidomos nëse bie fjala për gastronominë. Megjithatë nëse ndodheni në Itali ju nuk duhet të lini pa provuar picën. Është “kryeqyteti” i picës apo jo? Provoni pica me pure domatesh të freskëta, djathë mocarella dhe borzilok dhe do ta njihni më shumë Italinë.

Malajzia

Nëse shkoni më larg, e kemi fjalën për Malajzinë, atëherë ju duhet të provoni pjatën Nasi Lemak. Një pjatë interesante, ku bashkohen një sërë shijes. Oriz i zier në qumësht kokosi, shoqëruar me kikirikë të pjekur, kastravecë, açuge, vezë të zier dhe një salcë tipike vendase.

Meksika

Nëse shkoni në Meksikë, duhet të provoni salcën Mole. Çfarë e bën të veçantë? 100 ingredientët nga të cilët përbëhet. Është cilësuar si një nga salcat më të mira në botë. Ia vlen ta shijoni, nëse ju jepet rasti sigurisht.

Norvegji

Nëse rruga ju ka rënë për nga vendet Nordike, atëherë ia vlen të hahet një pjatë e denjë vendase. Ajo quhet Rakfisk. Një pjatë tipike për të shoqëruar dimrin e gjatë Nordik. Kjo pjatë është e përbërë nga një lloj salmoni që rritet në ujëra nordike, i cili lihet në kripë për disa muaj, deri sa të fermentohet. Pjata shoqërohet me qepë të freskëta, pana të thartë dhe patate të ziera.

Portugalia

Në Portugalinë e bukur duhet të konsumoni një pjatë tipike dhe tejet të shijshme siç është, Fransezinja (Francesinha). Një sanduiç shumë i veçantë, i bërë me proshutë dhe salsiçe derri të tymosur. I mbuluar përsipër me djathë të shkrirë dhe në fund fare një vezë sy. Një pjatë disi kalorike, por shumë e shijshme.

Kina

Të gjithë e preferojnë ushqimin kinez. E nëse shkoni në Kinë, atëherë ju duhet me siguri të provoni një nga pjatat, atë më tipiken kineze, Xiaolongbao. Një pjatë, e cila konsiderohet si ravioli i Shangait, të mbushura me mish. Të gatuara në avull, në shportë bambuje.

Korea e Jugut

Pjata tipike këtij shteti është Banchan. Një pjatë, e cila në fakt përbëhet nga shumë pjata të tjera të vogla që ngjajnë më shumë me ca meze të shijshme, të shoqëruara me oriz. Këto pjata përmbajnë mish kali pikant, të fermentuar, Guk, e cila është një lloj supe, si dhe mish furre me perime të gatuara sipas recetës koreane.

Kroacia

Nëse ju bie rasti të vizitoni ndonjë qytet që shtrihet buzë brigjeve të Dalmacisë, mos harroni të provoni djathin Paski sir. Një djathë i fortë, i përgatitur nga qumështi i deleve me origjinë nga ishulli Pag.

Egjipti

Ka një pjatë tjetër të shijshme tradicionale “Molokhia”. Një recetë, e cila është e realizuar nga gjethet e Molokhia-s, një lloj bime e ngjashme me spinaqin, por pak më e hidhur. Kjo pjatë, gatuhet në formën e një supe, i shtohet koriandër, hudhër dhe shërbehet me mish pule, lepuri ose edhe mish qengji apo peshk.

Emiratet Arabe

Shawarma, kështu quhet pjata më e mirë e Emirateve Arabe. Ndoshta për këtë fakt është kaq e famshme. Një lloj piteje e mbushur me lloje të ndryshme mishi, perime, salcë tahin dhe humus pikant.

Uells

Byreku i Klarkut! Pikërisht me këtë emër do ta gjeni pjatën tradicionale uellsiane. Kjo recetë ngjan me tortat e kripura, të bëra me mish e perime, sipas një recete, e cila mbahet sekret.

Gjerogji

Receta tradicionale e këtij vendi quhet Khachapuri. Nuk është supë, as ndonjë lloj gjelle, por një panine e thjeshtë, të cilës i hiqet gjysma e kores së sipërme. I hidhet djathë i freskët ose i stazhonuar, i shtohet një vezë sy, futet në furrë dhe piqet. Besoj e imagjinoni shijen.

Rumania

Pjata që përfaqëson më së miri historinë kulinare rumune quhet, sarmale. Një pjatë tipike dimërore në fakt. E përgatitur nga gjethet e lakrës të mbushur me lloje të ndryshme orizi dhe mish të grirë.

Japonia

Këtë herë përfaqësohet me Katsudon si traditë, jo me sushin, që njihet dhe përdoret në të gjithë botën. Katsudo është një kotoletë derri, e lyer më vezë dhe më pas e skuqur, e shoqëruar me oriz.

Afrika e jugut

Në këtë vend duhet të shijoni versionin e mishit të thatë, por shumë më të shijshëm se sa mund ka keni shijuar në çdo vend tjetër të botës. Sekret i vendit sigurisht. Për këtë arsye Afrika e Jugut krenohet me mishin e thatë.

SHBA

E çfarë pjate më tipike se sa hamburgeri do të kishte Amerika? Me siguri nuk çuditeni nëse ju themi se po të keni rast të vizitoni Shtetet e Bashkuara, duhet të shijoni hamburgerin. Më saktë: hamburger, patate të skuqura dhe një milkshake në fund.

Arabia Saudite

Përfaqësohet me Kabsah. Një pjatë e thjeshtë, por me mish, oriz dhe perime, e shoqëruar me erëzat më të shijshme të mundshme, si: koriandër, karadamon, zaferano, kanellë dhe pak arrë moskat.

Australia

Byreku “pluskues” (pie floater) është traditë kryesisht e gjithë zonës së Adelaide-s. Një byrek i mbushur me mish, i servirur brenda një pjate me supë bizelesh, i spërkatur sipër me salcë domatesh dhe piper.

Belgjika

Është shumë e thjeshtë në atë çka përgatit dhe ofron. Për këtë arsye ndoshta nuk do t’ju lërë pa frymë pjata e tyre e traditës: Midhje dhe patate të skuqura. Shkojnë shumë dhe shijojnë megjithatë.

Brazili

Feijoada! Është pjata më e famshme e Brazilit. Ka disa receta me të cilat gatuhet kjo pjatë tipike, por më e njohura është ajo ku fasulet e zeza zihen për një orë së bashku me biftekët e viçit, mish derri dhe erëza. Shërbehet me oriz të bardhë dhe sallatë vendase.

Kanada

Poutine! Një pjatë me origjinë nga Kebeku dhe pa ndonjë impenjim të madh. Çfarë janë? Patate të skuqura me një mish-mash salcash. Nëse nuk keni dëshirë, nuk jeni të detyruar t’i provoni.

Etiketa: botekulinaritraditat


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:14 am
Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin
-Jetë dhe Stil

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

19 Maj, 2025 7:21 pm
Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë
Life Style

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

19 Maj, 2025 6:47 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:30 am
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Para
Meghan Markle shfaq barkun e rrumbullakosur, ja sa kushtonte fustani i saj

Meghan Markle shfaq barkun e rrumbullakosur, ja sa kushtonte fustani i saj

Nisi fushata? PS shpërndahet në rrethe me moton “vemendja tek ju”

EMRAT/ Kryetarët lokalë të PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

Grupi "Avdyli", ndërpritet seanca tek Krimet e Rënda, ja çfarë ndodhi
















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com