Gjykata e Apelit në Tiranë do të vendosë sot nëse Ervis Martinajt do të vijoje te qendrojë në burg apo do të lirohet. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij, ndersa avokati i tij e ka apeluar masen e sigurise.
Përplasja që tronditi opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.
Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.
Aktualisht në arrest me burg për këtë ngjarje janë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku.