Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar sot, pas lajmit se fonde sekrete të qeverisë greke kanë hyrë për të mbështetur portale apo investime në Shqipëri.
Idrizi i ka kërkuar Presidentit të Mbledhë Këshillin e Sigurisë për këtë çshtje, dhe Prokurorisë të hetojë mbi të.
“I kërkoj Presidentit mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, për të kuptuar sasinë e vërtetë të fondeve sekrete, qëllimeve që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinionit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë. I kërkojmë prokurorisë të hetojë portalet, gazetat, Ojq-të e financuara nga shërbimet dhe fondet sekrete greke. Cilat janë qëndrimet e mbajtura nga këto media dhe cilët janë personat e përfshirë? Ç’po bën Kryeministri i Shqipërisë, kur dje Kryeministri grek doli të përgënjeshtronte”, tha Idrizi, duke shtuar se shqiptarët e Çamërisë nuk i harrojnë as miqtë dhe as armiqtë.
“Ftoj ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kocias. Ne shqiptarët e Shqiperisë nuk i harrojmë edhe miqtë edhe armiqtë tanë, e gjitha kjo është çështje kohe”.