Analisti Artan Hoxha, të martën, deklaroi se nisma e qeverisë për paketën anti-shpifje kërkon të vendosë në veprim gjyqësorin për të shpëtuar nderin e vet.
Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se bëhet fjalë për një politikë qeveritare me mobilizim total përkundrejt një problemi që nuk rezulton për shoqërinë shqiptare, ndërsa qeveria duhet të merret me problemet e shoqërisë.