Vjeshta do të vazhdojë të mbyllet me temperatura më të larta se normalja.
Sipas Meteoalb, termometru do të shënojë vlera të ngjashme me atë të stinës së pranverës
Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe në javën në vijim
Duke filluar nga dita e sotme, parashikohet një ulje e lehtë e temperaturave
Sipas Lajda Porja, nga shërbimi “Meteoalb”: “Temperaturat sjellin një rënie 1-2 gradë dhe në zona të veçanta 3 gradë. Kjo rënie do jetë më e theksuar në fakt në vlerat maksimale. Nga maksimalja që është shënuar 2-9-30, pritet që të zbresim në vlerën 25-26 gradë.”
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë territorin e vendit tonë ndryshe nga sa pritet të ndodhë në vendet fqinje.
“Nga dita e hënë do të kemi zhvillimin e një ministuhie tropikale në Siçili, pra duke përfshirë të gjithë jugun e Italisë, e cila do të sjellë erë të fuqishme hërë pas here dhe rebeshe apo shira të konsiderueshëm, por sërish Shqipëria mbetet në periferi të saj. Nuk është se do të kemi një ndikim shumë të madh. Ditët e fundit të tetorit pritet që të na sjellin edhe reshje ne territor.”