Selena Gomez është shtruar në spital psikiatrik së fundmi. Kjo për shkak të problemeve të shumta që hasi me shëndetin e saj mendor.
Një burim pranë mediave amerikane ka bërë me dije se problemi i këngëtares është që ajo ka vuajtur gjatë gjithë jetës nga presioni dhe ndihet përgjegjëse për të tjerët.
Sipas US, një burim pranë këngëtares është shprehur:
Ajo është gjithë kohës shumë e mirë. Ndihet përgjegjëse për shumë persona të tjerë. Kështu ka qenë që në moshë të vogël. Mbi të është ushtruar shumë presion. Është e ndjeshme dhe nuk e përballon dot tani stresin e mediave dhe të gazetarëve, të cilët e pyesin për gjëra që ajo nuk do t’i komentojë”.
Ditën e mërkurë u raportua se Selena po vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe është shtruar në spital dy herë brenda pak javëve.
Sipas lajmeve, javën e fundit të shtatorit Selena ishte parë shumë e shqetësuar. Kjo për shkak të ndryshimeve të mëdha në organizëm dhe rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut. Këto probleme pas transplantit të veshkës.