Një pacient 60-vjeçar i paidentifikuar shkoi në spital në Karnataka të Indisë me një krijesë që lëvizte rreth të bardhës së syrit të tij.
Ai u vizitua nga dr. Srikanth Shetty. Ai pa një krimb të madh parazitar në syrin e pacientit. Doktori vendosi që më e mira e mundshme do të ishte largimi i krimbit menjëherë sepse ishte duke rrezikuar shikimin e pacientit.
Procedura e ndërlikuar u filmua dhe pamjet u shpërndanë në internet në mbarë botën. Video tregon Dr. Shettyn duke hequr me kujdes parazitin dhe duke e vendosur atë në një enë plastike, ku zbulohet madhësia e vërtetë e krijesës.
Ishte 15 cm e gjatë. /Opinion.al
Burimi: Mirror