Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të mërkurën, publikoi dy vërtetime të gjendjes gjyqësore për shtetasit Albert Veliu dhe Agron Xhafaj.
Salianji tha në studion e ‘Opinion’, duke treguar edhe dy dokumentet live se vërtetimi i Albert Veliut është printuar me gërma kapitale, ndërsa i Agron, Geron Xhafës është realizuar me shkrim dore.
Ai u shpreh se për të verifikuar këto dy dokumente, së pari duhen parë numrat e protokollit, i cili është për të dyja, por shkrimi i emrave është i ndryshëm.