Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Më jep 200 mijë, ose të nxora fotot’, arrestohet 21-vjeçari

2018/10/10 at 9:23 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtoi 3 makina gjatë ndjekjes nga policia, arrestohet  i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kishte vënë gjobë ish-të dashurës së tij, duke e shantazhuar se do i publikonte disa foto intime.


Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Kaçi, i cili disa ditë më parë ishte denoncuar nga vajza me iniciale A. Gj.

Në denoncimin që e dëmtuara ka bërë pranë specialistëve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, ka treguar se Kaçi i bën vazhdimisht shantazh me disa foto që ajo i ka dërguar gjatë kohës që kanë qenë të lidhur. Ndërsa në mënyrë që të mos ia publikojë në rrjetet sociale, ai i ka kërkuar vajzës 20 mijë lekë (të reja), shkruan Panorama.

Por, sipas të dëmtuarës, këtë veprim ai e ka bërë në vazhdimësi, pasi ka arritur t’i marrë më parë një shumë të hollash për të njëjtën arsye. Ndërsa së fundmi i kërkonte sërish para. Për këtë arsye, shtetasja A. Gj., duke mos qenë më e sigurt, ka vendosur që ta denoncojë në Polici dhe menjëherë është bërë arrestimi i 21-vjeçarit.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se disa ditë më parë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja me iniciale A. Gj. Ajo pretendonte se ishte shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie, nga një 21-vjeçar nga Mamurrasi, shtetasi Ylli Kaçi.

Në kallëzim, vajza ka sqaruar se me këtë shtetas kishte pasur një histori të shkurtër dashurie dhe nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme në celular kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin edhe disa fotografi intime. Por disa javë pasi janë ndarë, 21-vjeçari ka nisur ta shantazhojë, duke i thënë se tashmë fotografitë e saj do t’i publikonte në rrjetet sociale.

Por për të mos e bërë këtë veprim, ai i kishte kërkuar një shumë parash, që vajza ia kishte dhënë. Pasi i ka premtuar se tashmë nuk do ta bezdiste më, disa ditë më parë, i riu i ka shkruar sërish të dëmtuarës, duke i kërkuar 20 mijë lekë të rinj, po për të njëjtën arsye.

Në këto rrethana vajza ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë Policisë. Pasi janë verifikuar mesazhet që ai ka shkëmbyer me të dëmtuarën, ku kishte edhe kërcënime dhe flitej për para, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Etiketa: arrestohet 21 vjecarifotot intimekercenon te dashuren


Ju sugjerojmë

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
Aktualitet

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

30 Tetor, 2025 6:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu
Aktualitet

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

30 Tetor, 2025 5:04 pm
Lulzim Basha paraqitet në SPAK
Aktualitet

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

30 Tetor, 2025 4:23 pm
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Para
Pse gjithmonë gjinekologët pyesin kur i ke patur periodat e fundit?

Pse gjithmonë gjinekologët pyesin kur i ke patur periodat e fundit?

Pas kamerave në ‘Opinion’/ Çfarë ka në dosjen misterioze Ervin Salianji?

Pas kamerave në ‘Opinion’/ Çfarë ka në dosjen misterioze Ervin Salianji?

Çështja 'Babale 2'/ Lala: Prokuroria s'e ka marrë në pyetje Fredi Alizotin
















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
31 Tetor, 2025

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme...

Lexo më shumë

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
31 Tetor, 2025

Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët...

Lexo më shumë

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
31 Tetor, 2025

Shpërthimi ndodhi nën tokë, identik me një tërmet: një vullkan i padukshëm përfshiu shkretëtirën, duke hapur një krater kolosal. Kështu,...

Lexo më shumë

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj do të lejë për disa orë paraburgimin në Durrës për të marrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com