Kryeministri Edi Rama foli publikisht kundër ofertës së Telekom Serbia e cila ka bërë ofertë të lartë për blerjen e T Mobile në Shqipëri.
“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si Deutsche Telecom, e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri, me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin. Por ky është një sektor strategjik dhe qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet mendim nga vetë ata që janë të interesuar dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha Rama të martën në një dalje për mediat nga Kryeministria.