Policia po kërkonte një 9 vjeçar të humbur, dhe e gjeti atë të dëmtuar rëndë në një fabrikë në Blackburn.
Ai u gjet në dysheme, dhe sipas gjasave kishte rënë nga çatia. Leon Langford u dërgua në spital me urgjencë me helikopter. Policia bëri me dije se kishte marrë një telefonatë nga punëtorët e fabrikës që e kishin gjetur djalin në dysheme.
Leon Langford ishte shpallur i humburprej ditës së dielë mbasdite. Ai u largua nga shtëpia e tij pa asnjë gjurmë. Hera e fundit që e kishin parë kishte qenë teksa luante me shokët pranë shtëpisë, rreth orës 16.00 .
Gjendja e tij shendetësore duket e rëndë, ndërkohe që ngjarja ka akoma mister. Prindërit dhe të afërmit nuk e dinë se çfarë kërkonte djali në fabrikë, larg shtëpisë./Opinion.al