Këngëtari Sajmir Çilin siç duket është revoltuar shumë, ai ka shpërthyer ndaj këngëtarëve të rinj dhe degjenerimit të muzikës shqiptare.
Në një postim në Facebook, këngëtari ka publikuar videoklipin e Albulena Ukajt me titull “Ajshe” . Ai ka shfaqur rezerva në lidhje me klipin, të cilin e cilëson si pornografik. Sajmir Çili i drejtohet këngëtares duke i thënë se nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këngën “Ku ke ti moj Ajshe”.
“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.
A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet. Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare.
Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera. Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri….
O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.
Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur. Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje. Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë”, shkruan Sajmir Çili.