Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi fton qeverinë dhe opozitën të planifikojnë Dialogun me Serbinë

2018/10/07 at 9:09 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Thaçi fton qeverinë dhe opozitën të planifikojnë Dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar partitë në pushtet dhe opozitë që të miratojnë një platformë të përbashkët për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke i ftuar që të gjithë, siç tha ai, “pa dallim” që të marrin pjesë në këtë proces.


Këto komente presidenti Thaçi i bëri të shtunën gjatë një konference për media.

“Ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe opozitës të bashkohen rreth një platforme, një qëllimi, të miratojnë një platformë të përbashkët dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim në këtë proces. Interesi i përbashkët i Kosovës mbrohet dhe avancohet vetëm me pjesëmarrje të përgjegjshme, konstruktive në procesin e dialogut në Bruksel dhe jo duke tentuar që të minojnë përpjekjet për të arritur marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme në rrafshin ndërkombëtar, por edhe që nënkupton njohjen reciproke”, tha Thaçi.

Kjo marrëveshje, sipas Thaçit, Kosovës i hap rrugë të sigurt të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi tha se ideja e tij për ndryshimin e kufirit, apo siç e quan ai “korrigjim”, nuk ka për qëllim që Kosova dhe Serbia të kenë kufi me vija etnike.

“Në çdo angazhim që do të kemi do të punojmë që të ruhet shpirti, substanca dhe realiteti multietnik i Kosovës. Nuk do të ketë kufij në vija etnike. Natyrisht unë kam dhënë njërën nga idetë që në kuadër të marrëveshjes përfundimtare të përfshihet edhe korrigjimi i kufirit, ku do të integrohet Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Prandaj, vlerësoj se është e realizueshme”, tha Thaçi.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës është takuar me liderët e tjerë të partive në pushtet. Në këtë takim ata kanë hartuar një draft-rezolutë për dialogun. Në këtë dokument gjashtë pikësh, kërkohet që çdo marrëveshje eventuale me Serbinë, të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.

Duke komentuar këtë takim, presidenti Thaçi tha se çdo takim liderësh që ka për qëllim koordinimin për procesin e dialogut, ai e mirëpret.

Ai tha se Kuvendi nuk do të anashkalohet nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, por sipas tij, askush nuk mund ta tejkalojë as mundësinë e mbajtjes së referendumit.

“Unë do të punoj me të gjithë që edhe në fazën finale, për një Kosovë të pavarur, sovrane, unike duke respektuar sovranitetin e saj. Por, në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje eventuale do të kalojë përmes Parlamentit të Kosovës dhe nuk mundet askush ta tejkalojë Kuvendin, por edhe mundësinë e referendumit”, u shpreh Thaçi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian, si palë ndërmjetësuese në këtë proces, kërkon që të dyja vendet, në fund të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve. Kjo marrëveshje, veç tjerash. pritet që t’u hapë perspektivën integruese të dyja palëve./REL

Etiketa: Dialogu me serbineopozitaqeveriathaci


Ju sugjerojmë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër
Kronikë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër

15 Shtator, 2025 9:31 am
Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
Kryesore

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15 Shtator, 2025 8:38 am
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Aktualitet

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

15 Shtator, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025 8:34 am
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Shtator, 2025 7:53 am
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Para
PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

VIDEO/Basha: Verifikim tenderave 2.7 miliardë euro me paketën Antimafia”

Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

Le Figaro (30 Nëntor 1912)/ Ismail Qemali letër Markezit të San-Giuliano-s, të njohë Pavarësisë së Shqipërisë

Ja çfarë shprehu Ismail Qemali në Trieste, para se të nisej për në Durrës
















TE FUNDIT

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër
15 Shtator, 2025

Një zjarr i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka djegur plotësisht dy banesa në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ahmet...

Lexo më shumë

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
15 Shtator, 2025

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij...

Lexo më shumë

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj. Përpos videos së...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
15 Shtator, 2025

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com