Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabiti me armë dy karburante, dëshmia e 27- vjeçarit: Më duheshin lekë

2018/10/06 at 9:19 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiti me armë dy karburante, dëshmia e 27- vjeçarit: Më duheshin lekë

Zbardhet dëshmia që autori i gravitjes së dy karburanteve në Vlorë dha për policinë. 27-vjeçari   Mariglen Muftaraj ka thënë se arsyeja që e ka shtyrë të kryejë grabitje me armë ka qenë nevoja për lekë pasi donte të largohej në Greqi.


“Më duheshin lekë për të shkuar në Greqi”, ka thënë Muftaraj, sikurse shkruan “Panorama”.  27-vjeçari, pavarësisht se jetonte në Berat, është emër i skeduar nga Policia e qytetit bregdetar, pasi rezulton me precedentë penal për grabitje. Madje, nga Policia e Vlorës, konfirmohet se i riu vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, ku vuante dënimin për grabitje, në zonën e tij në Berat. Sipas Policisë, 27-vjeçari mendohet të ketë mbërritur prej mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, përpara se të kryente edhe dy grabitjet.

Mariglen Muftaraj, 27 vjeç, u vu në pranga pasi, i maskuar dhe i armatosur mekallashnikov, arriti të grabiste dy pika karburanti në një hark kohor prej 5 orësh.

Grabitja

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Novoselës. Fillimisht, riu ka kryer grabitjen e karburantit brenda Novoselës, në pronësi të shtetasit Y.B., ngjarje e ndodhur rreth orës 00:40 të së premtes, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

Ndërsa 5 orë pas kësaj, rreth orës 05:53, 27-vjeçari, pranë mbikalimit të Novoselës, në autostradën Vlorë-Fier, ka kryer dhe grabitjen e kar burantit në pronësi të shtetasit F.S.

I maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro. Pasi ka kryer grabitjen, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje janë vënë forcat e Policisë, të sinjalizuara për grabitjen e ndodhur. Ato u organizuan dhe u ndanë në grupe të posaçme për t’u shpërndarë në terren, gjë e cila solli arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

I riu u kap teksa tentonte që të fshihej mes shkurreve në një zonë mes fshatrave Aliba-Akërni. Në momentin e prangosjes, Policia ka sekuestruar dhe armën tip kallashnikov si dhe paratë që kishte grabitur. Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari mbante ende kapuçin në kokë, ndërsa armën e kishte hedhur disa metra larg. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të të dyja grabitjeve, ai ka deklaruar se ishte detyruar t’i kryente ato për të siguruar para për të emigruar në Greqi. Fakti që në grabitjen e parë ka dalë duarbosh, pasi ka arritur të marrë vetëm 3 mijë lekë të rinj, ka “detyruar” atë që të kryejë një tjetër grabitje.

 

 

Etiketa: GRABITJEkarburantevlore


Ju sugjerojmë

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

17 Tetor, 2025 10:04 am
BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Para
“Tentoi të më afrohej me forcë”, studentja rrëfen ngacmimin e shefit

“Tentoi të më afrohej me forcë”, studentja rrëfen ngacmimin e shefit

Kompania ajrore “braktis” pasagjerët shqiptarë, 100 persona mbeten në Pisa

2 milionë euro kokainë, arrestohet çifti shqiptar, kthehej nga pushimet

Disa fakte që nuk i dini për Donald Trump

Letra higjenike e ngjitur në këpucën e Trump, video virale në rrjet
















TE FUNDIT

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
17 Tetor, 2025

Një injeksion për të parandaluar HIV-in do t'u ofrohet pacientëve në shërbimin shëndetësor shtetëror në Angli dhe Uells për herë...

Lexo më shumë

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
17 Tetor, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
17 Tetor, 2025

Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur që përgjatë kësaj të premteje të pezullojë lundrimin detar për mjetet e...

Lexo më shumë

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
17 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se forcat “shumë shpejt, shumë afër” mund të hyjnë në Gaza nën patronazhin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com