Mëngjesin e të martës në KafeIN në studio me Flavio Qarrin ka qenë i ftuar Turjan Hysko. Duke ndryshuar formatin e zakonshëm tashmë të intervistave të shkurtra, Turjani qëndroi për 60 minuta në studio me Flavion, duke i dhënë mundësi për të prekur një sërë tematikash dhe aspektesh personale e profesionale.
Sa i takon familjes së tij, jo programit të ri, Hysko deklaroi se, po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar. Kjo deklaratë nga Turi u komentua masivisht në median e shkruar dhe pikërisht kësaj deklarate iu referua edhe Rudina Magjistari duke bërë një pyetje pak pikante dhe të sikletshme Orinda Hutës, e cila ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e moderatores.
“Qofshi të lumtur gjithë jetën dhe me një beb sa më shpejt. Turi kështu ka deklaruar që po punonte intensivisht”, i tha Rudina. Ndërkohë Orinda pa në ekran lajmin që Turi është shprehur se po punon 3 herë në ditë për fëmijë dhe u vendos në siklet.
“Presim që Zoti të na bekojë”, iu përgjigj Orinda Rudinës, duke vijuar se dëshiron një familje të madhe.