Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, publikoi një dokument që tregon se kreu i grupit paralamentar të PS-së, Taulant Balla me datë 21 korrik ka qenë në Pogradec dhe disa zona përreth.
Vangjeli tregoi në studion e emisionit “Opinion”, tabulatet e Taulant Ballës, ku tregohej vendodhja, numrat që ka komunikuar dhe koha e bisedës me ta.
Por kjo alibi është hedhur poshtë nga kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, duke e konsideruar një manipulim dhe një dokument të pavërtetë.