Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Teatri”/ Protestuesit i drejtohen komisionerit Hahn: Ndërhyni tek Qeveria

2018/10/04 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
“Teatri”/ Protestuesit i drejtohen komisionerit Hahn: Ndërhyni tek Qeveria

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka protestuar mesditen e sotme kundër shembjes së teatrit kombëtar. Protestusit kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet nga delegacioni i Bashkimit Europian, e konkretisht nga komisioneri Johannes Hahn. Protesta u zhvillua para Pallatit të Kongreseve dhe pati një numër të konsiderueshëm protestuesish. Neritan Licaj lexoi letrën që Aleanca i ka nisur komisionerit europian: “Z.Hahn, prona shtetërore në qendër të Tiranës po grabitet nga Kryeministri përmes një ligji special. Toka e teatrit u është dhënë miqte të Ramës, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është inkezistente”. Licaj kërkoi që komisioni Hahn të ndërhyjë, pasi sjellja e qeverisë shkon ndesh parimeve të së drejtës dhe demokracisë.


LETRA E PLOTË

I nderuari Komisioneri Hahn,

Së pari do të donim t’ ju uronim mirëseardhjen në Tiranë. Duam të besojmë se prezenca juaj do të shërbejë për të mbështetur parimet e shtetit ligjor dhe demokratik në Shqipëri, ashtu siç theksohet qartë që në fillim të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit mes BE-së dhe vendit tonë.

I nderuar Komisioner,

Ashtu siç ju kemi informuar vazhdimisht, Qeveria Rama është përfshirë prej muajsh në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar në interes të miqve të Kryeministrit një pronë publike në qendër të Tiranës. Duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend, një gjendje e paprecedent në asnjë shtet demokratik, me një të ashtuquajtur “ligj të veçantë” qeveria ka uzurpuar kompetencat e pushtetit lokal, duke shkatërruar procesin e decentralizimit vendor, për të cilën BE ka investuar gjatë; ka shkelur çdo lloj ligji dhe procedure të prokurimeve publike; ka shkelur Konventën e Aarhus-it dhe të gjitha ligjet dhe praktikat për pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore për të cilat vetë BE ka investuar kohë dhe fonde; ka shkelur ligjet për trashëgiminë kulturore duke refuzuar vlerësimet e specialistëve lokal e të huaj. Natyrisht, me këtë projekt që përfshin shkatërrimin e një prej pak ndërtimeve me vlerë historike dhe arkitekturore që mbetet në kryeqytet, Kryeministri ka po dëmton dhe kujtesën kulturore dhe historike të vendit.

Të gjitha këto shkelje janë lehtësisht të konstatueshme nga çdokush i interesuar në këtë rast. Ato janë evidentuar në letrat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shënimet dhe shkrimet e një sërë intelektualësh publik të vendit, dhe u renditën më së miri në Dekretin e Presidentit të Republikës kur ktheu për rishqyrtim në Parlament ligjin e sipërpërmendur. Kjo seri shkeljesh mund të vërtetohen gjithashtu pa asnjë problem nga jo vetëm nga ekspertët ligjorë të Komisionit në Bruksel, por edhe nga ekspertët e shumtë që BE ka në Shqipëri, të cilët kontribuojnë vazhdimisht për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në mënyrë që të përputhet me atë të BE-së.

Për të gjitha këto arsye, ne kemi protestuar prej thuajse tetë muajsh dhe do të vazhdojmë të protestojmë për ta ndalur këtë projekt qartazi korruptiv. Shqetësimin tonë ne ja u kemi bërë të ditur juve dhe autoriteteve të tjera të Komisionit, në Bruksel dhe në Tiranë, si dhe ambasadorëve të tjerë të vendit. Përgjigja që ne morëm, nga një burokrate me mandat të limituar politik brenda Komisionit, ishte e mjaftueshme për të rikthyer për shqyrtim versionin e parë të “ligjit special”.

Gjithsesi, në tërësinë e saj, ne vlerësojmë se letra ishte zhgënjyese dhe bie ndesh me gjithë propagandën, fondet, kohën, dhe burimet që BE ka shpenzuar për vite me radhë për forcimin e parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Duke hequr dorë nga çdo detyrim për të komentuar problemet e shkaktuara nga “ligji special”, është e arsyeshme për ne të dyshojmë se ju sot përdorni standarde të dyfishta në punën dhe praktikën tuaj. Megjithëse publikisht ju vazhdoni të predikoni integrimin evropian dhe standardet evropiane në Shqipëri, në praktikë ju keni shfaqur mbështetje pa kushte ndaj Qeverisë në emër të një stabiliteti absurd, i cili bazohet mbi padrejtësitë, korrupsionin, e fatkeqësisht, së fundmi edhe kriminalitetin. Në vend që të kërkoni dhe mbështesni parimet dhe standardet demokratike që kontrollojnë dhe limitojnë individët me pushtet, praktikisht ju mbështesni në mënyrë të vazhdueshme ekskluzivisht individët me pushtet.

Në gjykimin tonë, kjo qasje do prodhojë vetëm efekte negative në afatin e gjatë, për Shqipërinë por edhe për vetë pozicionin dhe vlerësimin për BE-në në vend dhe në rajon.

Së pari, ajo mundëson dhe justifikon abuzimet e vazhdueshme të Qeverisë, sado të rënda dhe me pasoja ato qofshin.

Së dyti, ajo ul besueshmërinë e institucioneve të BE-së dhe veçanërisht Komisionit në sytë e popullit shqiptar, të cilët deri më sot kanë parë drejt jush si pika e referimit për zhvillimin e vendit. Do ishte me pasoja të rënda në ditët e sotme, që ju të ishit përgjegjësit direkt për lindjen dhe rritjen e një fryme euro-skeptike edhe në Ballkanin që aq shumë ka nevojë për integrimin evropian.

Së treti, kjo qasje çon në shpërdorimin e parave të taksapaguesve evropianë duke justifikuar gjithmonë e më shumë zërat e ashtuquajtur “populist” apo “euro-skeptik” brenda vetë Bashkimit Evropian. Duke mos justifikuar fondet e shpenzuara pas kaq shumë vitesh, ju do legjitimonit të gjithë ato zëra që në mënyrë të vazhdueshme e kritikojnë BE-në për “deficitin demokratik” të saj.

Indiferenca ndaj shkeljeve të vazhdueshme që ndodhin në Shqipëri, edhe në rastet kur jeni të justifikuar dhe keni mundësinë të ndërhyni kundra tyre, ju kthen në mundësues të korrupsionit, keqqeverisjes dhe kriminalizimit të qeverisjes dhe vendit, të cilat ju jeni zotuar publikisht ti luftoni.

Zoti Hahn,

Është detyra juaj të mbështesni popullin shqiptar dhe jo politikanët, të mbështesni aspiratat dhe dëshirat e tij evropiane dhe jo kapriçot e etjen për pushtet të politikanëve që ngrihen mbi ligjet dhe mbi vullnetin e njerëzve. Nën këto synime, ju kërkuat, promovuat, dhe mbështetët edhe një Reformë në Drejtësi që zhbënte në mënyrë të paprecedentë gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sot, Ju ju kërkohet që të qëndroni pro parimeve mbi të cilat e kërkuat dhe mbështetët këtë reformë. Sjellja aktuale e Qeverisë fatkeqësisht tregon së asnjë prej atyre parimeve nuk respektohet sot.

Ju me të drejtë kërkoni nga ne që të sillemi si evropianë, të ngremë zërin ndaj padrejtësive dhe të kërkojmë llogari nga politikanët tanë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është rasti më i mirë për të treguar se shqiptarët janë në gjendje të sillen në këtë mënyrë. Me sa duket, tani jeni Ju që duhet të filloni të na konsideroni si evropianë.

Asnjë qeveri e një vendi anëtar në BE nuk do të mund të ndërmerrte veprimet që ngjasojnë sadopak me ato të qeverisë shqiptare gjatë muajve të fundit. Akoma më tej, asnjë politikan apo burokrat i Komisionit nuk do të ishte indiferent nëse kjo gjë ndodhte në një vend anëtar.

Është koha që këto standarde ti aplikoni edhe në Shqipëri i nderuar Komisioner.

Me respekt,
Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

 

Etiketa: Hahnprotestateatri


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Fifa vendos, ku do të organizohet “Europiani” i futbollit 2024

Një i ri gjendet i pajetë, ja çfarë dyshon policia

Video/ Tenton të hidhet nga çatia në pishinë, përplaset me kokë

Video/ Tenton të hidhet nga çatia në pishinë, përplaset me kokë

Grabitës me “Fuoristradë”/ “Më jep lekët ose…” si u grabit pika e karburantit

Pezullohet koncesioni i pompave të karburanteve
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com