24 vjeçari, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS për Krujën, Rrahman Rraja ka dalë para gjykatës së Krujës për rivlerësimin e masës së sigurise. Kujtojmë se të dielen me 30 shtator, ai u arrestua pas nje mase “arrest me burg” dhënë në mungese. Sot është hera e parë që Rraja njihet me akuzat ndaj tij në gjykate, dhe po ashtu hera e pare që shfaqet me fytyre në publik.
Kamerat dhe mediat janë lene brenda vetem në 5 minutat e para, më pas prokuroria Mirela Kapo ka kërkuar që seanca të vijojë me dyer të mbyllura.
Siç dihet tashmë, ai akuzohet për “Përndjekje” ndaj ish-të dashurës Xhisiela Maloku. Edhe pse e e reja i ka mohuar të gjitha denoncimet që ka bërë ndaj Rrajës, procesi gjyqësor ndaj tij do të vijojë.