Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Si u arrestua i riu nga Tirana, me mina dhe hashash drejt Lezhës

2018/10/01 at 11:04 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni/ Cilat janë qendrat e masazhit në Tiranë që ofronin edhe seks

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte janë gjetur 4 mina me telekomandë. Dhe një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike. I arrestuari është Endrit Vejsiu, 29-vjeç nga Tirana. I riu u ndalua teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Opel”. Gjatë kontrollit u zbulua që në gomën rezervë ndodheshin minat me telekomandë dhe droga.


Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana.   Ai dyshohej se do të kryente transportin e minave me telekomandë, që  do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.

Për faktin se çështja është ende në hetim dhe dyshohet për të tjerë të implikuar në trafikun e lëndës shpërthyese, Policia e Lezhës ka qenë mjaft hermetike dje në dhënien e detajeve. Sipas të dhënave nga burime policore, 29- vjeçari nuk rezulton person me precedentë penalë.

Operacioni

Të dhënat e këtij operacioni janë bërë publike në një dalje për mediat nga drejtori i Policisë Vendore, Ferdinand Mara. Drejtori Mara njoftoi se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”.

“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’, në një gomë rezervë në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i lëndëve plasëse’”, theksoi në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Lezhës. Sipas tij, në vijim të planit të masave për rritjen e sigurisë e mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, janë ushtruar kontrolle blic në pika kontrolli të dislokuara në rrugë, në lokale, pika basti, banesa të pabanuara dhe në çdo vend ku dyshohej se mund të ushtrohej veprimtari kriminale apo të fshiheshin persona në kërkim.

Etiketa: drogeendrit vejsiumakinemina


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
Kronikë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend
Kryesore

Pritet dekreti i presidentit, 72 deputetë të rinj për herë të parë në Kuvend

24 Gusht, 2025 3:30 pm
Ndarja nga jeta e Zhejit, Presidentja Osmani: La një boshllëk në jetën intelektuale
Kryesore

Ndarja nga jeta e Zhejit, Presidentja Osmani: La një boshllëk në jetën intelektuale

24 Gusht, 2025 1:33 pm
Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…
Aktualitet

Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…

24 Gusht, 2025 1:27 pm
Papa Leoni XIV i dërgon letër Zelensky-t: E kam zemrën e plagosur për Ukrainën
Bota

Papa Leoni XIV i dërgon letër Zelensky-t: E kam zemrën e plagosur për Ukrainën

24 Gusht, 2025 1:19 pm
Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
Aktualitet

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

24 Gusht, 2025 11:43 am
Para
Mjekët, PD dhe LSI kundër kalimit të Spitalit të Traumës në varësi të Mbrojtjes

Shifra zyrtare/ Në 2 vite ikën nga Shqipëria 400 mjekë. Rritni pagat

Niseni dhe ju muajin tetor  si Arbana Osmani

Niseni dhe ju muajin tetor si Arbana Osmani

Dëshmia tronditëse/ Kush e ka plagosur deputetin Rrahman Rraja?

Deputeti nuk tërhiqet, ja çfarë thotë pas arrestimit të të birit
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com