Ka filluar numërimi i votave në Maqedoni lidhur me emrin e ri që do të mbajë ky vend pas referendumit të sotëm.
Deri më tani janë numëruar 38 për qind e votave.
90 përqind e qytetarëve kanë votuar pro ndryshimit të emrit në “Maqedonia e Veriut”
Referendumi i sotëm vjen pas bisedimeve midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.
Në zgjedhje sot morën pjesën 34.7 për qind e numrit të votuesve, që konsiderohet i ulët.
Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se nëse vota do të jetë kundër, atëherë Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa nëse vota është Pro, atëherë çështja do të zgjidhet në Parlament.
Sipas Zaev, referendumi ka qenë i suksesshëm.
Deri më tani duket se referendumi është në favor të emrit të ri, ndërkohë që duhet parlamentit që ta ratifikojë.