Bora Zemani nis një rrugëtim të ri këtë sezon në televizionin “Klan”, krahas Ardit Gjebreas në emisionin “E diela shqiptare”.
Moderatorja ka rrëfyer se propozimi erdhi nga vetë i zoti i shtëpisë, Ardit Gjebrea. Boza zbuloi ndër të tjera se do të jetë pjesë e moderimit gjatë kohës që do të prezantohen këngët e reja të “Këngës Magjike”.
“Jam shumë e lumtur me të dielën shqiptare. Do jem pjesë e “Këngës Magjike”. Ishte shumë e thjeshtë. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha çfarë kishte për të thënë, më propozoi të gjithën se për çfarë bëhej fjalë. Absolutisht që do thoja ‘po’. Kam patur dhe oferta të tjera por kjo e “Këngës Magjike” dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse ka qenë idhull, kështu që nuk mund ti thoja jo. Për mua ishte mundësia më e mirë.”- tregoi Bora Zemani.
Më herët, Bora Zemani ka qënë pjesë e “Digitalb” përreth tre vite.