Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta më parë për referendumin që mbahet sot në Maqedoni. Nëpërmjet një statusi në Twitter, ai ka bërë thirrje për të votuar pro referendumit.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot,” shkroi Rama. Ai tha se pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake, sot në Maqedoni votohet për fëmijët.
“Kush nuk voton rrezikon të ardhmen e fëmijëve,” përfundoi ai./Opinion.al
Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) September 30, 2018