Një grua tetë foshnjat e të cilës vdiqën pasi ajo lindi, pohoi se Princeshë Diana e shpëtoi atë nga vetëvrasja dhe depresioni.
Mandy Allwood, tani 53 vjeçe, tha se përqafimet e Dianës ishin një ngushëllim i madh, ndërsa ajo përpiqej të përballonte dhimbjen e humbjes.
“Mamaja” u bë e famshme në mbarë botën kur ajo mbeti shtatëzënë me 8 bebe në vitin 1996 pas trajtimit të fertilitetit, duke lindur gjashtë djem dhe dy vajza.
Por bebet të lindur gjatë një periudhe prej tre ditësh dhe netësh, nuk mbijetuan dhe nëna e tyre ishte e shkatërruar.
Në 22 vjetorin e vdekjes së tyre, ajo zbuloi se si Princesha Diana e kontaktoi pesë javë pas tragjedisë duke i dërguar një ftesë për drekë.
Mandy tha: “Ajo ishte absolutisht e bukur. Ajo më dha një përqafim, më tregoi shumë mbështetje dhe më tha se i pëlqente veshja ime. Kur u takuam së pari, ajo më tha të falënderoj që më ke larguar nga faqet e para të gazetave për pak kohë “. Ishte një mbështetje e madhe për mua.
Mandy tha: “Ne folëm për depresionin dhe sulmet e panikut dhe ajo më tha se ajo i kishte kaluar të gjitha ato. Ajo më largoi nga vetëvrasja. Ne folëm për familjen e saj dhe ajo më foli shumë për djemtë. Ajo ishte një grua shumë e artikuluar dhe inteligjente, dhe më mungon”- shtoi ajo./Opinion.al