Pak kohë më parë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.
Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka. Mirëpo si Besi ashtu edhe Xhensila kanë kërkuar publikisht që t’i ruhet privatësia vogëlushes së tyre dhe vështirë se do të shohim ndonjë foto të saj për një kohë të gjatë.
Stilisti Niko Komani zbuloi se Ajka në fakt ka marrë tipare nga të dy prindërit dhe u shpreh se Xhensila e Besi “zihen” herë pas here për këtë fakt.
“Ajka momentalisht është në muajt e parë dhe është në atë miksin. Xhensila thotë që më ngjan mua, Besi thotë që më ngjan mua. Nuk e di, secili thotë që i ngjan vetes së vet”, tha Niko Komani.