Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Misteri në ashensor para vdekjes, në hotelin më horror të Amerikës

2018/09/30 at 12:31 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/Misteri në ashensor para vdekjes, në hotelin më horror të Amerikës
Elisa Lam, një studente kanadeze 21-vjeçare, trupi i të cilës u gjet  në vitin 2013 në një rezervuar uji në çatinë e një hoteli amerikan mbetet një nga misteret më të mëdha.

Video e saj në ashensorin  e hotelit duke vepruar në një mënyrë shumë të çuditshme pushtoi rrjetet sociale e mediat ndërkombëtare. Pas 5 vitesh hetime tashmë rasti mbetet akoma mister.


Në janar të vitit 2013 ajo filloi një turne në bregun perëndimor të SHBA. Një ndalesë në turne ishte Los Angelosi. Ato ditë ajo qendroi në një hotel me një të shkuar të errët, pikërisht hoteli i quajtur Cecil. Elisa kaloi pesë ditë në qytet dhe çdo ditë ajo telefononte prindërit e saj në mbrëmje.Kur prindërit e saj nuk morën thirrjen e përditshme prej saj  u shqetësuan aq shumë sa lajmëruan policinë. Vajza e tyre u raportua e zhdukur. Policia kontrolloi hotelin dhe çatinë, por asgjë nuk u gjet.

Pothuajse dy javë kaluan, pa shenja të Elisës. Një ditë  klientët e hotelit Cecil filluan të ankohen për ujin e pijshëm. Uji mbante erë të tmerrshme dhe kishte shije të çuditshme. Presioni i ujit ishte shumë i ulët. Kjo çoi në një kontroll  të tubave të ujit dhe aty u zbulua kufoma  e Elisës. Ishte trupi i vdekur i saj që po ndoste ujin sepse ai u gjet i vdekur në një depozitë të madhe me ujë në çatinë e hotelit.

Dëshmia e vetme e Elisës, para se ajo të zhdukej, janë pamjet e çuditshme  të saj brenda ashensorit të hotelit.

Ajo u publikua nga FBI  me shpresë se dikush mund  të jetë në gjendje të ndihmojë me hetimin. Në orët e para të mëngjesit ajo ka hyrë në ashensor dhe duket se po konfliktohet me një fantazmë .

Ajo vazhdon të shtypë shumë nga butonat e ashensorit, qëndron në cep të hapësirës dhe pastaj më vonë lëviz duart e saj në një mënyrë të çuditshme. Duket se po bisedon me dikë ose diçka, edhe pse vetëm ElisA duket nga kamerat . Një tjetër gjë e çuditshme që duhet të vihet në dukje është se ashensori nuk funksionon gjatë gjithë kohës që ajo është pranë tij, pavarësisht përpjekjeve të saj për të shtypur butona të shumtë. Megjithatë, sapo ajo largohet ashensori fillon të punojë  normalisht.

Pamjet e ashensorit të publikuara për publikun nuk janë të plota. Thuajse një minutë kohë duket se është redaktuar dhe pse kurrë nuk është zbuluar  arsyeja e këtij veprimi.

Miqtë dhe familja e saj vërtetuan se ajo ishte e lumtur  dhe nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten . Personi i fundit me të cilin ajo komunikoi ishte menaxheri i librarisë në zonën pranë hotelit, Katie Orphan, i cili tha se Elisa kishte shkuar në dyqan për të blerë dhurata për familjen e saj.

Orphan citohet të ketë thënë se Lam ishte : “Shumë e gjallë, shumë miqësore”.

Por dhe sikur ajo të ketë vrarë veten ajo do të duhej të hynte në çatinë e hotelit që ishte mbyllur, të ngjiste shkallët deri në rezervuarin e ujit, të hapte një kapak shumë të rëndë vetë , pastaj të mbyllej brënda dhe ta  mbyllte po vetë kapakun e rëndë depozitës. Sigurisht që kjo nuk është e mundur.

Zjarrfikësit në vendngjarje duhej të kullonin rezervuarin dhe të bënin një vrimë në të për të rimarrë trupin e saj për shkak të peshës dhe vështirësisë për ta hapur depozitën.

Kështu që sigurisht që kjo është shumë herë më e vështirë për një vajzë të re .

Por hotel “Cecil” ka histori  të mëparshme të tilla dhe një anë të errët të tij.

I ndodhur në një pjesë të varfër të qytetit, ndërtesa e vitit 1927 është një nga hotelet më të famshme të Los Anxhelosit për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur atje gjatë viteve. Ndër personazhet e padëshiruara që kanë qëndruar në hotel  janë vrasësit serial famëkeq Richard Ramirez dhe Johann Unterweger. Ramirez jetoi atje nga viti 1984 dei në vitin 1985, e në këtë periudhë vrau 13 gra.

Vrasësi austriak Unterweger, i cili mendohet të jetë një kopje e Ramirez, u vendos atje dhe vazhdoi një lojë të vrasjes së prostitutave.

Në 1962, Pauline Otton një kliente e hotelit u hodh nga dhoma e saj  duke vrarë një tjetër klient, George Gianinni, kur trupi i saj u ul mbi të.

E çuditshme dhe e pazbardhur mbetet  vdekja e Goldie Osgood. Ajo u gjet e mbytur, e përdhunuar dhe e goditur me thikë brenda dhomës së saj në katin e shtatë të hotelit.

Por me hotelin lidhen dhe një sërë vdekjesh të tjera të pashpjeguara, rreth 22 të tilla./Opinion.al

Përshtati: Elida Marvataj \

 

Etiketa: cecilmistervrasje


Ju sugjerojmë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
Bota

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

17 Nëntor, 2025 11:47 am
Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani
Bota

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

17 Nëntor, 2025 10:46 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Para
Elon Musk gjobitet 20 milion dollarë dhe shkarkohet nga Tesla

Elon Musk gjobitet 20 milion dollarë dhe shkarkohet nga Tesla

Zbuloni arsyen pse grinden herë pas here Xhensila me Besin

Zbuloni arsyen pse grinden herë pas here Xhensila me Besin

Foto/ Olti Curri nxjerr bllof Luanën

Foto/ Olti Curri nxjerr bllof Luanën
















TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
18 Nëntor, 2025

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Clark i mbetet besnik...

Lexo më shumë

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
18 Nëntor, 2025

“Isha në cilësinë e kallëzuesit të PD-së në lidhje me aferën e Eco Park”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë...

Lexo më shumë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com