Të paktën 832 persona janë gjendur të vdekur, dhe 500 të tjerë të plagosur pas cunamit që ra në Indonezi ditën e premte, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë.
Nga ana tjetër mësohet se 350.000 persona kanë mbetur të pastrehë. Pamjet pas cunamit janë apokaliptike, ndërsa një numër i madh ekspertësh kanë nisur kërkimet poshtë rrënojave.
Sipas statistikave të Kryqit të Kuq, nga cunami janë prekur 1.6 milionë banorë. Që pas tërmetit Indonezia është goditur nga lëkundje të tjera të njëpasnjëshme.
Kërkimet për të mbijetuarit, vijojnë ende, ndërsa specialistët i druhen një bilanci edhe më tragjik se kaq, ndërsa qindra persona vijojnë të mbeten të humbur.