Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet psikologia: Ç’më tha Xhisiela në polici

2018/09/29 at 5:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Flet psikologia: Ç’më tha Xhisiela në polici

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, psikologia Anjeza Kallaku tregon se është lajmëruar nga oficeri Gentjan Çitozi në orën 22:00 të mbrëmjes për të asistuar për një rast dhunë.

Ajo thotë se ka qëndruar rreth një orë aty, por nuk ka konstatuar shenja dhune të dukshme në trupin e 25-vjeçares, edhe pse ajo ishte e veshur me të shkurtra. Ndërsa shprehet se nuk është kompetencë e saj të flasë për persona të tjerë, që mund të kenë qenë të pranishëm aty atë natë dhe se ajo nuk i njeh.


Në deklarimin e dhënë më datë 30 korrik 2018, para oficerit të Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, në Stacionin e Policisë Fushë-Krujë, e dëmtuara Xhisela Maloku, në një rast, përmend edhe emrin tuaj, si psikologe që keni asistuar ditën kur ajo ka tërhequr denoncimin që kishte bërë ndaj Rexhep Rrajës. Me aq sa sqaron ajo në këtë deklarim, bëhet fjalë për datën 21 korrik të vitin 2018, në mbrëmje. Kush ju ka kontaktuar për të qenë e pranishme aty atë natë?

Më ka kontaktuar oficeri i Policisë Gjyqësore, Gentjan Çitozi. Ka qenë ora rreth 22:15 e mbrëmjes, data 21 korrik. Ndërsa aty, pra në stacionin e Policisë, kam qenë e pranishme diku rreth orës 22:40.

Cila ishte arsyeja pse ju kërkuan që të shkonit aty?

Më tha që kishin një rast dhune dhe më pyeti nëse mund të shkoja dhe të asistoja aty. Fillimisht i thashë që nuk kisha mundësi, pasi isha me pushime. “Të lutem, hajde, se nuk kemi mundësi të gjejmë një psikologe tjetër”, më tha. Madje, më tha që do të dërgonte dikë të më merrte. Në këto rrethana, unë kam shkuar, e shoqëruar nga babai im.

Keni parë persona të tjerë aty gjatë kohës që keni qëndruar?

Realisht, kjo nuk është kompetenca ime. Unë kisha shkuar aty për të biseduar me vajzën që më thanë se ishte e dhunuar. Por se me kë mund të bisedonte ajo, se kë do të linte hetuesi brenda apo kush mund të qëndronte jashtë, kjo nuk është kompetencë e imja. Ajo nuk ishte zyra ime dhe për këtë nuk mund të përgjigjem unë.

Pra, ju ndodheshit aty për të parë gjendjen emocionale dhe psikologjike të vajzës?

Po. Por edhe për ta këshilluar që ta mendonte mirë tërheqjen, sepse mund të kishte probleme të mëvonshme. Mund të konsiderohesh gënjeshtare, mund të konsiderohesh person i pabesuar, mund edhe të dënohesh për kallëzim të rremë. Në këtë formë e kam këshilluar. Duke marrë në konsideratë edhe faktin, që ju besoj e dini, se vajza ka bërë disa deklarime dhe që shpesh këto deklarime kanë kundërshtuar njëra-tjetrën. Pra, tjetër gjë ka deklaruar tek Emiljano Nuhu, tjetër gjë ka deklaruar para disa ditësh, tjetër gjë ka deklaruar te Gentjan Çitozi. Një herë e tërheq kallëzimin, pastaj e bën. Për këtë arsye, duke mos e kuptuar se çfarë po bëhej me këtë rast, e kam këshilluar që të mendohej mirë. Unë, si psikologe, atë natë, sinqerisht, kam bërë punën time, aq sa më jep kompetencë ligji dhe nuk di çfarë të them më tepër. Për personat që ishin prezentë, unë nuk mund të përgjigjem, as se kush futej në komisariat, as se kush ndodhej në zyrën e Çitozit.

Përafërsisht, nëse ju kujtohet, sa keni qëndruar aty me vajzën atë natë?

Përafërsisht, diku te një orë ndoshta. Diçka më pak ose më shumë, nuk më kujtohet me saktësi.

Pra, rreth një orë keni qëndruar në zyrën e Gentjan Çitozit?

Po.

Gjatë kësaj kohe, vajza ka biseduar me ju se si ishte nga gjendja emocionale, psikologjike, me aq sa kuptuat ju?

Me vajzën folëm për pjesën se përse po e tërhiqte kallëzimin. Dhe ishte thjesht një moment kur ajo më tha se dua të bëj tërheqjen, pasi kallëzimin e kam bërë për shkak të xhelozisë.

Jo për shkak të dhunës? Nuk e përmendi dhunën?

Jo, madje, edhe e pyeta nëse ishte dhunuar apo jo. Kam edhe një detaj tjetër për të thënë, sepse më kujtohet shumë mirë. Vajza ka ardhur atë natë me pantallona shumë të shkurtra dhe me kanotiere, pra, ishte shumë e ekspozuar në pjesën e trupit dhe dukej nëse do të kishte shenja. Dhunë unë nuk pashë, pra, nuk kishte shenja të dukshme dhune në trup. Edhe në kokë, unë nuk është se e pashë me vëmendje, por nuk kishte diçka të dukshme.

Flokët i kishte të kapura apo të lëshuara?

Nuk e mbaj mend këtë detaj. Nuk më kujtohet mirë se si i kishte.

Po avokati ishte aty në zyrë në kohën që ishit ju?

Avokati ka qenë në zyrë, por unë kam shkuar aty para tij. Ai ka ardhur disi më mbrapa.

Po kur dolët nga Stacioni i Policisë, patë persona të tjerë rreth e rrotull?

Po, kur kam dalë, kam parë disa njerëz, por nuk i njihja se kush ishin.

Po personi që vajza kallëzonte, djali i deputetit Rrahman Rraja, ishte aty në atë kohë?

Atë e kam parë vetëm në momentin që ka qenë duke dhënë deklarimin, pasi në atë kohë jam futur unë. Pastaj doli ai, që hyri vajza. Më vonë nuk e di se ku ka qëndruar.

Ndonjë komunikim me vajzën ose me ju pati ai gjatë kësaj kohe? Ka ndërhyrë gjatë bisedës që bënit me vajzën?

Në kohën që unë i kam bërë pyetjen, sepse ka qenë koha pak e shkurtër, sepse duhet të dallojmë kohën kur unë i kam bërë pyetjen dhe kohën kur i ka bërë pyetjet Çitozi dhe për pjesën e atij përgjigjet ai, por për kohën që unë i kam bërë pyetje vajzës, prezente aty ishim vetëm ne të dyja. Pra, unë dhe vajza. Por, se çfarë ndodhte jashtë, nuk përgjigjem dot për pjesën që i takon Çitozit. Ai mund të ketë komunikuar me të tjerë, por për këtë pjesë nuk mund të përgjigjem unë. Përgjigjem vetëm për atë pak kohë që e kam pyetur unë, që mund të ketë qenë një 10-minutësh.

Kur dolët nga Stacioni i Policisë, dolët bashkë me vajzën apo veçmas?

Kemi dalë të gjithë veç e veç. Unë kam menduar se vajza mund të ketë qenë e shoqëruar me ndonjë familjar. Nuk i dija rrethanat se si kishte ardhur aty.

Në fakt, vajza kishte familjarë aty prezentë?

Nuk e di fare të them të drejtën. Nuk e pyeta për këtë pjesë.

Ju thatë se ishit e shoqëruar me babanë në kohën që shkuat aty apo jo?

Po, me babanë. Por, ai është shkëputur pak. Ka ikur për një moment në shtëpi dhe pastaj ka ardhur që më ka marrë.

Ju banoni në atë zonë?

Po, banoj në Fushë-Krujë.

Jeni psikologe e Gjykatës së Krujës?

Jo, unë jam psikologe shkollore. Kam qenë më parë edhe psikologe gjyqësore, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, por si asistuese e të miturve në Polici. Në fillim kam vajtur për nxënësit e mi. Pastaj, ata kishin numrin tim dhe më kanë telefonuar edhe herë të tjera. Dhe unë, në fakt, u jam përgjigjur oficerëve të Policisë, pavarësisht se nuk isha e emëruar aty, ndonjëherë më kanë marrë edhe jashtë orarit, në kohën kur isha me pushime, siç ishte edhe rasti, për të cilin biseduam.

Etiketa: psikologiaxhisiela maloku


Ju sugjerojmë

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata në vend, 11 vatra zjarri ende aktive

23 Korrik, 2025 11:29 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Kryesore

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

23 Korrik, 2025 11:19 am
Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..
Aktualitet

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

23 Korrik, 2025 11:10 am
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli

23 Korrik, 2025 10:56 am
Rama: Shkolla 9-vjeçare në Pogradec, me kushte bashkëkohore për 200 nxënës
Aktualitet

Rama: Shkolla 9-vjeçare në Pogradec, me kushte bashkëkohore për 200 nxënës

23 Korrik, 2025 10:31 am
VIDEO/ Greta Thunberg vjen në Tiranë për të protestuar për Palestinën
Aktualitet

VIDEO/ Greta Thunberg vjen në Tiranë për të protestuar për Palestinën

23 Korrik, 2025 10:23 am
Ndeshja Shqipëri–Serbi/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit
Kryesore

Ndeshja Shqipëri–Serbi/ FSHF dënohet nga FIFA me gjobë dhe mbyllje 20% të stadiumit

23 Korrik, 2025 10:21 am
Para
Goditen 7 grupe kriminale, kontrabanduan 300 shqiptarë

Goditen 7 grupe kriminale, kontrabanduan 300 shqiptarë

Intervista/ Oficeri Nuhu i përgjigjet SHÇBA: Ku i keni pamjet filmike?

Intervista/ Oficeri Nuhu i përgjigjet SHÇBA: Ku i keni pamjet filmike?

Zagani flet për takimin me Nuhun: “Pashë fëmijën e rraskapitur dy vjeç”

Zagani flet për takimin me Nuhun: "Pashë fëmijën e rraskapitur dy vjeç"
















TE FUNDIT

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve
23 Korrik, 2025

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë...

Lexo më shumë

Mashtrimi me mikrokreditë, sekuestrohen llogari bankare me 1.3 mln euro dhe…

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
23 Korrik, 2025

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me mashtrimet me mikrokreditë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 personave juridikë....

Lexo më shumë

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
23 Korrik, 2025

Akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj, do t’i komunikohen zyrtarisht në ambientet e paraburgimit të Durrësit, bën me dije gazetarja e Klan...

Lexo më shumë

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pa nisur votimi. Ja arsyeja

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
23 Korrik, 2025

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ndërpreu atë, duke thënë se nuk ka kushte për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com