Rexhep Rrahja ose siç i thërrasin shkurt “Xheni” është ende i lirë, edhe pse është emri më i lakuar në Shqipëri. Në korrik ish-e dashura e tij e ka denoncuar për dhunë fizike. Sipas dëshmisë së dhënë në polici Xhesiela Maloku thotë se “ai e ka rrahur, e ka djegur me cigare në trup dhe e goditur me qytën e pistoletës”. Më pas vajza përmes presioneve e ka terhequr denoncimin. Ngjarja nuk është hetuar. Akoma më keq, një oficer policie është detyruar të lërë detyrën dhe të ikë nga Shqipëria pasi pretendon se i është vënë pistoleta në kokë për të mos arrestuar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS së Krujës, Rrahman Rraja. Nga fotot që vetë djali i deputetit ka postuar në facebook shihet pasioni për armët, makinat e shtrenja dhe hashash.