Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po gënjen qeveria shqiptare Gjykatën e Strasburgut?

2018/09/24 at 4:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
A po gënjen qeveria shqiptare Gjykatën e Strasburgut?

Pasi u përpoqën të ndikonin në mënyrë të paligjshme Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECtHR) në Strasburg për pezullimin e proceseve gjyqësore shqiptare që lidhen me pronat, duket se qeveria shqiptare hapur po keqinformon Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me listën e saj të katërt të kandidatëve për pozicionin e gjykatësit shqiptar në Gjykatë e Strasburgut.

Exit.al ka lexuar një letër të datës 23 korrik 2018 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Albana Dautllari.

Në letër Ambasadorja ka pohuar se të gjitha kandidaturat e paraqitura nga Shqipëria kanë kaluar procesin e vetingun. Me një anglishte të ngatërruar, Dautllari është shprehur:

Duke marrë parasysh rëndësinë e profesionalitetit dhe integritetit moral, kontrolli i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor shqiptar, si dhe i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë të gjykimit, nën zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kandidatët për pozicionin e gjykatësit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingut).

Ky pohim është i pavërtetë. Asnjë nga të tre kandidatët e paraqitur nga Shqipëria nuk i është nënshtruar procedurave të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sokol Berberi u dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese përpara se t’i nënshtrohej vetingut, ndërsa Darian Pavli dhe Mariana Semini nuk kanë pasur funksione që t’i nënshtroheshin vetingut.

Megjithatë, Dautllari deklaron në paragrafin më poshtë se:

“Profesionistët e tjerë ligjorë, të cilët nuk bënin pjesë në kategoritë e përmendura në Kushtetutë, ishin subjekt i parimeve bazë të procesit të rivlerësimit, i cili u zbatua përmes hetimit dhe vlerësimit të aftësive, kompetencave, figurës, aseteve dhe aspekte të tjera, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Një aplikant u përjashtua nga procesi, si pasojë e procesit të rivlerësimit (vetingut).”

Me fjalë të tjera, ata të cilët nuk iu nënshtruan vetingut për shkak se nuk bënin pjesë në kategoritë që i nënshtrohen vetingut (në fakt, të tre kandidatët) u vlerësuan “në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse”.

T’i nënshtrohesh vetingut do të thotë të kalosh të gjithë procesin e rivlerësimit. Asnjë nga kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut nuk e ka kaluar një proces të tillë—që do të thotë se asnjëra prej tyre nuk i është nënshtruar vetingut.

Ndaj është krejtësisht keqinfromuese që qeveria shqiptare i deklaron Strasburgut se “të gjithë aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën e Starzburgut kanë kaluar procesin e rivlerësimit (vetingun)”./Exit

Etiketa: ambasadoregenjeshtragjykataStrasburgventingu

Ju sugjerojmë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

11 Nëntor, 2025 9:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Para
Po veproni gabim, këto janë ushqimet që nuk duhet ti ruani në frigorifer

Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, ja pse

U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

Prej shekujsh nuset mbajnë një buqetë me lule në dasmën e tyre, e dini pse?

Nusja refuzon të puthë burrin në dasmë, arsyeja është vërtetë befasuese

TE FUNDIT

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
11 Nëntor, 2025

Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur...

Lexo më shumë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
11 Nëntor, 2025

Në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka prezantuar dhe një monedhë të...

Lexo më shumë

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
11 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, ku bëri një...

Lexo më shumë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
11 Nëntor, 2025

Gjendet një person i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com