Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi Bajri sot në gjykatë: Atentati ndaj Lulzim Kullës dhe vrasja e Licit

2018/09/24 at 9:54 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupi Bajri sot në gjykatë: Atentati ndaj Lulzim Kullës dhe vrasja e Licit

Sot pritet të dalin në Gjykatën e Krimeve të Rënda për masën e sigurise të arrestuarit e dyshuar si anëtarë të bandës “Bajri”. Ndërsa janë arrestuar 11 persona, kreu i këtij grupi, Enver Bajri, i cili konsiderohet si personi më i rrezikshëm, jo vetëm nga policia shqiptare, por edhe ajo belge, po kërkohet aktualisht në tri shtete.


Burimet thanë se përmes bashkëpunimit me partnerët, kërkimet po zhvillohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, ku ka pasur informacione se është parë kohët e fundit ky person.

Atentati ndaj Kullës

Hetimet për grupin “Bajri” nisën në prill të këtij viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lulzim Kullën.

Ndonëse ende nuk ka prova konkrete, ka të dhëna se grupi i të arrestuarve gjatë operacionit “Oaz” mund të ketë kryer edhe atentatin ndaj Kullës. Madje, burime nga organi i akuzës dhe Policia e Shtetit thanë se po hetohen edhe për vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 10 gushtin e këtij viti, shkruan “Panorama”.

Operacioni i koduar “Oaz”, u finalizua të premten me 11 persona të arrestuar e dy të tjerë të shpallur në kërkim, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 6 muaj. Mes të arrestuarve ishte edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të grupit dhe i vëllai Ilir Rustemi (Bajri), i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, gjithashtu me të njëjtin rol. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

I pari Enver Bajri, drejtuesi kryesor grupit, ndërsa personi i dytë dyshohet si një nga personat që përdorej për të vënë gjoba. Burimet thanë se një tjetër personazh kyç në këtë grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ishte larguar prej më shumë se një jave më parë nga Shqipëria.

Gjobvënia

Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. “Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi Ardi Veliu gjatë konferencës për shtyp.
Sipas burimeve, gjobat e vendosura kohët e fundit, fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. “Behari jam”, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën: “…e mira është mos ta vonosh porosinë”.

Burime nga grupi hetimor thanë se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë. Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit. Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin atje, shkruan më tej gazeta “Panorama”.

Sipas Prokurorisë, deri tani është e provuar akuza e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15-vjeçarja.

Etiketa: anetantibajrigjobveniegjykatekrimelulzim kulla


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Studimi/ Të rinj dhe të pasur por “memecë” në parlament, përse janë deputetë?!!

Parlamenti mblidhet sërish pa opozitën, ja ligjet që pritet të votohen

Angela Martini poston foton e fundit dhe fansja i kap këtë detaj

Angela Martini poston foton e fundit dhe fansja i kap këtë detaj

Ndalohet punonjësi i policisë dhe një 44-vjeçar turk në Tiranë

Bënin xhiro nëpër Sarandë, policia arreston dy të rinj pas kontrollit
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com