Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prej kohësh në përgjim, anëtarët e grupit Bajri kanë folur me persona VIP

2018/09/23 at 8:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu arrestohet në Lezhë

Dy ditë më parë u arrestuan në Tiranë dhe Shkodër anëtarët e një prej grupeve më  të rrezikshme kriminale në Shkodër, grupit “Bajri”,


Përveç vrasjeve të vitit 2000, grupi kriminal “Bajri” po hetohet edhe për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Për këtë fakt Prokuroria do të pyesë të gjithë anëtarët e grupit kriminal “Bajri” të cilët janë arrestuar në Tiranë e Shkodër, përfshirë Safet Bajrin.

 

Dyshohet se Fatbardh Lici është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë dhe pas tij mund të qëndrojnë anëtarët e familjes Bajri. Task Forca tregohet e rezervuar me këtë informacion, por burimet theksojnë se pjesë e dosjes është edhe vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër.

Ky fakt është konfirmuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u shpreh se grupi kriminal “Bajri” po hetohet për disa ngjarje të ndodhura muajin e fundit në Shkodër.

Pergjimi

Ndërkohë Report TV ka mësuar se grupi “Bajri” prej kohësh ishte në përgjim. Nga bisedat e zbardhura deri më tani, Safet Bajri, Behar Bajri dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, kanë folur me persona “VIP”, ku përfshihen në disa raste edhe politikanët. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

9 të arrestuarit në Tiranë dhe Shkodër, pritet të dalin para Gjykatë së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Duke qenë se kemi të bëjmë me persona me rrezikshmëri të lartë, Policia pritet të mbajë të rrethuar ditën e hënë Gjykatën e Krimeve të Rënda. Para Gjykatës do të dalin Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, denis Brajoviq dhe Klaudio Haxhalliu. Paralelisht në Hollanë do të njihen me masën e sigurisë Behar Bajri dhe Samet Halluni.

Akuzat

Të gjithë këta persona akuzohen për vrasje me dashje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, të gjitha këto vepra në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat një ditë më parë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Ngjarjet ne Shkoder

Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.  Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

 

Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.

Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv. Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.

Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.

Të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Ata janë arrestuar pas një operacioni që policia e Shtetit ka zhvilluar në vend. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur. / Report TV

Etiketa: grupi bajripergjimetshkoder


Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Arrestimi i Bajrit, ministri belg kërkon vuajtjen e dënimit në Shqipëri

Arrestimi i Bajrit, ministri belg kërkon vuajtjen e dënimit në Shqipëri

Video- Shkodër/ Humb jetën i riu, përplaset nga makina

Video- Shkodër/ Humb jetën i riu, përplaset nga makina

Me Ziz nga Anglia në Shqipëri, shkodrani pasion për makinat e komunizmit

Me Ziz nga Anglia në Shqipëri, shkodrani pasion për makinat e komunizmit
















TE FUNDIT

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com